Sa ndikon mungesa e gjumit në shëndetin e fëmijës

Këshilla mjekësore

Sa ndikon mungesa e gjumit në shëndetin e fëmijës

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:16
Foto

Një studim i kohëve të fundit i kryer në Kanada, që përfshin 388 nëna dhe foshnjat e tyre, konfirmoi se bebet vërtet nuk flinin gjatë natës.

Në moshën gjashtë mujore, gjithë natën do të flenë vetëm 43 për qind të foshnjave, transmeton KosovaPress.

Më saktësisht ato do të flinin për tetë orë pa u zgjuar. Pjesa e mbetur prej 57 për qind, më shumë se gjysma, zgjoheshin disa herë. Një nga tre foshnjat nuk do të flejë për gjashtë orë.

Shkencëtarët kanë gjetur se gjumë më kualitativ kanë foshnjat që ushqehen në  gji, në krahasim me ato që pinë qumësht artificial. Gjithashtu, vajzat kanë gjumë më të mirë se djemtë.

Por, ne nuk duhet të shqetësohemi për këtë, pasi hulumtimi nuk zbuloi ndonjë ndikim të keq për netët pa gjumë në zhvillimin e fëmijës dhe shëndetin e nënës.

Më e rëndësishmja është se mungesa e gjumit nuk ndikon në shëndetin e fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat