Kosova sa herë që reflekton paqe, atakohet më së shumti nga Serbia!

Kolumne

Kosova sa herë që reflekton paqe, atakohet më së shumti nga Serbia!

Nga: Agim Vuniqi Më: 29 mars 2019 Në ora: 00:21
Agim Vuniqi

Si duket Serbia e cila ka investuar shumë në prishjen e imazhit të Kosovës, ka tronditur opinionin evropian përmes Dick Marty-t, për të zhvendosur lajmet e mira për një situatë relativisht të qetë që vjen nga Kosova, dhe për një pjesëmarrje të konsiderushme të serbëve në te. A është ky skenar shumanshëm i qëllimshëm, apo vetëm një parapërgatitje për të shfajësuar KE-në dhe diplomatët evropianë për dështimet e njëpasnjëshme në Kosovë mbetet të shihet, por edhe simulimi për kinse ndërtimin e institucioneve të qëndrusheme shtetërore është vetëm dëshirë, a nuk ishte kështu lajm i bujshëm kur u formua Agjensia e Intelegjencës, e cila nuk përmendet aq shumë në krahasim me SHIK-un e paraluftës, dhe pas saj që e tregonte "fuqinë vepruese” të Kadri Veselit, i cili mundohej ta bindëte opinionin se ka "blerë" informacione shumë të rëndësishme nga DB-ja serbe. Bile, ai është dashur së paku ta dinte se sa Serbia e ka te fuqishëm rrjetin e informatorëve, në Kosovë, duke bërë shkëmbimin e informative, edhe përmes bizneseve profitabile me shqiptaro-kosovarët me kollare.

Legjenda për Drakullën nga Transilvania

Duhet pranuar që ky montim i përrallës ballkanike, nga gazetarët avanturierë është shumë i dëmshëm për Kosovën, edhe për faktin se legjenda për Drakullën nga Transilvania po tentohet të bartet në Kosovë dhe në Shqipëri. Ky skandal që u pat lansuar në "The Guardian" kishte marrë premisa trishtuese, ngase si lajm senzacional u bartë në tërë shtypin botëror, dhe ishte shumë vështirë të demantohet me një reagim qeveritar. Lexuesi i painformuar mund edhe t'u besoj shkarravinave gazetareske, por kur lidhej me një gjykim të paqartë, dhe të padrejtë, kur “s’ke çka i bën gomarit mëshoj samarit”, që trazonte publikun në Prishtinë kundër një klinike profesionalisht shumë prestigjioze "Medicus". Loja e “macës me miun”, i tejkalonte edhe kufijtë e normalitetit, duke bërë shtrembërimin e fakteve për t’i dhënë “gjak të freskët” mitit Translevinian, por edhe duke e ngjyrosur atë me nuancë shqiptare.

Shqetësimi pro serb, Dickian dhe tarifa 100%

Vet fakti që shqiptarët u shliruan nga dogma komuniste, dhe tash e tutje po udhëtojnë pa viza, për dallim nga ata të Kosovës, të cilët pa të drejtë kanë mbetur të ghetoizur, lajmi për tarifën doganore 100%, ka trazuar Serbinë dhe të tjerët 100%, edhepse me vërejtje të qarta kundër, si duket ka shqetësuar shumë Serbinë dhe diplomatët vendor dhe ndërkombëtarë të paguar për të krijuar skandale. Nuk është e rastësishme edhe vendi nga u lansuan shigjetat e Dick Martyt, ngase Zvicra ka pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërshtetërore me ish Jugosllavinë (Serbinë), qysh nga marrëveshja e hershme për shkëmbim kuadrosh nga koha e Nikolla Pashiqit, për nder të cilit më 1939 është vendosur pllaka përkujtimore në Zurich. Nuk duhet harruar pa përmendur edhe skandalin me sigurime shëndetësore-faturat e fryera të shkaktuar nga mjeku serb Dr. RajkoMedenica, që pat futur dy vendet "mike" dukshëm në ftohjen e marrëdhënieve të atëhershme ndërshtetërore në mes të Beogradit dhe të Bernit zyrtar, kur pala ish jugosllave kërkonte ekstradimin e Medenicës në Beograd. Nuk duhet heshtur edhe faktin se diaspora serbe e ndihmuar nga shteti serb ka bërë propagandë të vazhdueshme kundër Kosovës, jo vetëm përmes botimeve të shumta propagandistike, e financuar me miliona franka zvicerane, por edhe në regrutimin e kuadrove zvicerane me disponim kundër të huajve, për shkak të politikave të mëhershme liberale të shtetit zviceran, tash shumë më radikale. Nuk mund të hedhen poshtë edhe të dhënat me të cilat ka disponuar z. Marthy nga evidencat e shumta të azilkëkuesve shqiptarë, të cilët kanë mundur të implikohen pa vetëdije në rrjetën e marimangës, duke krijuar ngjarje imagjinative për të rregulluar statusin për qëndrim në Zvicër, apo joshja për një jetë më të mirë ua ka hapur rrugën edhe shumë avoketërve vendorë, për të shfrytëzuar tragjedinë shqiptare për pasurim. Patjetër duhet përmendur edhe faktin se biznesmenët e emigracionit kosovar kanë hyrë në aranzhmane të ndryshme profitabile duke ndihmuar pa vetëdije Serbinë në kohën kur ajo i ishte ekspozuar sankcioneve ekonomike, mu atëherë kanë lindur shumë avio-kompani kosovare me mentorë serb, edhe JAT-i përfitonte nga "milingonat" shqiptare. Nuk ishin të rastësishme as takimet e nëntokës shqiptare të biznesit me politikanët serb...

Azilkërkuesit e deridjeshëm qeverisin me Kosovën…

A kujtoni se institucionet Zvicerane kanë ndejur duarkryq dhe nuk kanë përcjellur aktivitetin e emigracionit shqiptarë, që nga qelizat e para të ndërtimit, pastaj mendoni se nuk disponojnë me dosje të "majme" për aktivitetin politiko-patriotik, të qeveriatërve të sotëm, azilkërkues të deridjeshëm në Zvicer. Aty u zhvilluan të gjitha grupacionet politike, u tubuan shumë mjete financare në fondet "humanitare" popullore. Përveq kontributit të gjithanshëm të qytetarëve kosovarë për të ndërtuar shtetin zviceran me djersë, nuk mbet pa u zgjëruar as rrjeti i narko-mafisë shqiptare, i dilerëve të shumtë, por edhe i shumë të këqijave dhe të mirave tjera që bart çdo "emigrant "azilkëkrues. Aty u tubuan vrasësit dhe viktimat, janë të panumërta shënimet dhe dosjet që janë përcjellur përmes intervistave të panumërta të aq shumë qytetarëve nga ish-Jugosllavia, shtet i cili u shkatrrua përnjëherë nga zullumi, hilet, dhe politika shfarosëse e "gospodarëve" të krimit, të njohur për verimtari diversive dhe terroriste të mëhershme, ndërkombëtare, që nga formimi i "Dorës së zezë", e cila sfidoj sigurinë botërore, duke shkaktuar Luftën e Parë Botërore, me aktin terrorist të atentatit mbi perandorin austro-hungarez Franc Ferdinandin.

Heshtja e Thaçit dhe denoncimi i Dick-ut

Njeriu nuk mund të hesht para një denoncimi të paturpshëm të Dick Marty-t, aq më tepër kur ai mundohet që "të vërtetën" e tij t'ua shes evropianëve, ngase nuk është pa pasoja konstatimi se "një rrjet i krimit të organizuar është angazhuar në trafikun e paligjshëm, duke përfshirë edhe trafikimin e organeve të brendëshme, ishte i kontrolluar nga "grupi i Drenicës." Grupi përfshinte të gjitha figurat e shquara të guerilës të shqiptare të Kosovës, ishte lakuar edhe këshilltari për mjekësi i kryeministrit në largim Shaip Muja si anëtar i grupit. Muja i kishte mohuar akuzat.

Raporti përshkruante se Grupi i Drenicës kishte evoluar nga një njësi guerile në një grup të "sipërmarrësve penal" të përfshirë në ndalime të paligjshëme, në torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë dhe njerëz të tjerë të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet jugosllave dhe kundërshtarët politik në Shqipëri gjatë shkallëzimit të konfliktit në 1998 dhe 1999. Krejt ky arsenal akuzash lakohej shumë shpesh në shtypin ditor të Kosovës, në mënyrë të përgjithësuar, duke drejtuar gishtin tregues në drejtim të SHIK-ut vend e pavend, nuk lënë pa përmenduar tëra këto marifete me radhë edhe nga ulëset e Kuvendit, duke ia adresuar opinonit CD-të, që më vonë tronditën opinionin me intervistën në qendër të Prishtinës të dëshmitarit kryesor Nazim Bllacës, i cili vet kishte pranuar shumë krime, a nuk u përmend se ai ka lëvizur lirshëm në relacionin Beograd - Prishtinë(!?), një figurë e "rëndësishme" e SHIK-ut; as sot nuk dihet kush ishin akterët e njëmendët të tij, nuk dihet struktura organizative, zyrtarët, financimi... e shumë gjëra të tjera të cilat u "ruajtën" me besnikëri nga opinioni, jo që mbetëm eksiq me aq, por u tha se secila parti disponon me nga një shërbim sekret, e tash kur u ndërtua shteti mbetëm pa hiq.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është emëruar si "bosi" i grupit të Drenicës. Por ai për këtë kishte hyrë "borxh' në ngritjen e tij për të pasur miratimin e siguruar politik dhe diplomatik nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore, si partner i preferuar në projektin e jashtëm të politikës së tyre në Kosovë." Raporti përmend se inteligjenca shqiptare dhe zyrtarët e ushtrisë kanë marrë pjesë në marrjen në pyetje të njerëzve të ndaluar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri; cka është pritur të bënin ata? kur Serbia zbatonte projektin famëkeq të "tokës së djegur".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat