Çfarë do të jemi? Një qeveri e popullit, nga populli, dhe për popullin, apo një ‘diktaturë’, e sunduar nga ‘Perandoria’ e parave?

Kolumne

Çfarë do të jemi? Një qeveri e popullit, nga populli, dhe për popullin, apo një ‘diktaturë’, e sunduar nga ‘Perandoria’ e parave?

Nga: Agim Vuniqi Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:52
Agim Vuniqi

Njerëzit filluan të përdorin fjalën "krizë" , sepse është hera e parë që ka ndodhur në Kosovë. Kjo nuk është e pazakontë për një qeveri koalicioni, por thjesht nuk ka ndodhur më parë

Kali i Caligulës në Senat

Senati romak e qeverisi Romën e lashtë për pesë shekuj. Qëllimi i Senatit romak ishte për të qeverisur në përputhje me dëshirat e popullit romak. Ndërtesa në të cilin tubohej Senati "Curia Julia," qëndron në Romë, deri në ditët e sotme. Merreni me mend sa jemi në trend me kohën, kanë bërë turr për ulëse të Kuvendit, sa gjason kjo me Senatin romak? Nuk e di, por zgjedhjet janë dëshira.. Në vitin 27 pes, Cezari Augustus mori zyrtarisht kontrollin e Romës, dhe themeloi Perandorinë Romake. Por Perandorët romak nuk shfuqizuan Senatin. Në vend të kësaj..., Senati romak vazhdoi për të përmbushur detyrat..., duke mos bërë gjë, asgjë...Gjatë Perandorisë Romake, perandori mbante tërë pushtetin. Senati ishte thjesht një shoqëri debatuesish, të zgjedhur nga Perandori, dhe i shërbenin atij, si kënaqësi. Për të provuar këtë shpërthim kënaqësishë, në vitin 39 pas Krishtit, Perandori Caligula caktoi kalin e tij, Incitatus, në Senatin romak.

Paraja-synimi për pushtet

Ajo që ne po shikojmë në Kosovë, është diçka shumë e ngjashme. Mënyra se si gjërat janë duke shkuar, "Paraja", synimi për pushtet.., zgjodhi "udhëheqësit" e rinjë në Kuvend dhe pastaj ata duan një qeveri tjetër, që t'u shërbejë si kënaqësi atyre që paguajnë, e merreni parasysh.., si u "shitën" pensionistët, ekspertët, "nacionalistët", shqoqëria civile, gazetarucët, të gjithë ata që përulshëm shitnin interesat vitale të vendit, duke i bërë shantazh shtetit, a është ky morali i shoqërisë sot, apo është kjo e ardhmja e Kosovës.

"Para-shumtët" nuk vënë kuaj në Kuvend, atyre u vejnë vetëm patkoj, të bëra nga metali apo nga materialet sintetike të disejnuara në mënyrë moderne, i "gozhdojnë" ata sipas projekteve të porositura, nuk ka ndonjë ndryshim, ua ndërrojnë numrat, brenda ditës ndërrohen partitë politike... për shkak të "koncepteve", "grigjë intelektualësh", athua cili do të ngrehë... më shumë.

Ne jemi në një pikë kthese në historinë tonë. Çfarë do të jemi? Një qeveri e popullit, nga populli, dhe për popullin, apo një "diktaturë", e sunduar nga "Perandoria" e parave?

Ne të tjerëve na mbetet të shpresojmë që qeveria e popullit, nga populli, dhe për popullin, do të instalohet në këtë vend.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat