Rënia e doktrinës Trump dhe boshllëku paraelektoral

Kolumne

Rënia e doktrinës Trump dhe boshllëku paraelektoral

Nga: Fadil Lepaja Më: 13 janar 2021 Në ora: 10:03
Fadil Lepaja

Mbi skenën politike të Kosovës mjegull e dendur ka rënë dhe për çudi edhe ujqit duken të hutuar dhe nuk ulërijnë. Edhe ata duken të hutuar dhe në pritje. Ulërima e tyre ndodhë vetëm në kujtesën tone historike, të afërt dhe të largët. Duket se janë pashitur pasi në qendrën e botës ka rënë një politikë e ciila synonte që nacionalizmin agresiv ( më saktë, gjithçka agresive) të e përdorte si karburant për ndryshime globale. Tash përkohësisht kanë mbetur jashtë përdorimi dhe ulërima e tyre ende jehon nëpër rrjetet sociale.

“Kopeja”, si metaforë për elektoratin e huazuar nga fjalori fetar, është përpos e hutuar edhe e diciplinuar me masat dhe histerinë planetare anticovid. Kjo frikë prej një virusi i cili për nga tmerri që u futë në palcë njerëzve të zakonshëm, tashmë e ka tejkaluar tmerrin nga terorizmi dhe fanatizmi fetar. Shpërlarja globale e trurit për një kohë është pezulluar dhe njerëzit e hutuar sikur janë zgjuar nga një trans apo hipnozë globale dhe nuk dijnë nga të ia mbajnë.

Nëse lëmë anash debatet për arsyet pse ndodhi e gjithë kjo, edhe virusi, edhe Trumpi, edhe Hashimi, edhe Vuqiqi edhe rreshtimet e partive dhe mediave pas krejt kësaj histerie globale e cila këtu e rrëzoi një qeveri dhe e ndërpreu një program dinjitoz reformash, ajo që është ba e qartë është se kufinjët nuk po dihet ende ku mbetën në agjendat e emisarëve dhe dialogut. Nuk po dihet ende çfarë boshllëku ka lënë kjo furtunë planetare, rajonale e lokale e cila iku, dhe si do të mbushet me njerëz të rinjë apo me politika tashmë të përdorura dalur afati, me politikanë të shlyer nga (keq)përdorimi.

Elektorati duket se kishte fjetur në një realitet dhe është zgjuar, apo po zgjohet e mësohjet pak nga pak me një ambient tjetër. Struktura ka mbetur e njejtë por përmbajtja ka ndryshuar. Kufinjët të cilët pritet të relativizohen duket se nuk do të jenë primarë aq sa marrëdhanjet në mes komuniteteve dhe kulturave. Kufinjët nacional po lëkunde nën presionin e ikjeve nga atëdheu dhe diasporat po e tejkalojnë numerikisht atëdheun. Idetë e shteteve të mëdha nacionale dhe mbinacionale po ndërthuren dhe po fërkohen në kokat e njerëzve dhe në institucione.

Kuptimi i krejt kësaj, shumëdimensionalisht mbase do të atikulohet shpejtë nga intelektualët, artet dhe shkencat por sidoqoftë ato tashmë po formësohen si interesa dhe si politika. Asnjë ideologji, apo ide, së paku ndër ne, duket se nuk i bjen taman kohës dhe partitë politike, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, tashmë të shpallura për ditën e të dashuruarve, po heshtin ende. Nuk dihen ende vijat e kuqe, nuk dihen as koalicionet, nuk dihen as programet por maqineria shumëmilionëshe e marketingut po shkundet e po lëvizë ngadal, për të shpërthyer në 10 ditët e fundit. Se si do të përmbyllet, askush se di edhe pse prognozat janë pak a shumë për një fitore të thellë të të politikës e cila u thye dhe ra si qeveri kur u ndesh me makinerinë agresive të oligarkëve global dhe atyre lokal.

Oferta politike para zgjedhjeve është ende e pashpalosur. E vetmja parti e cila është marrë pak a shumë me atë çfarë po ndodhë në përmasa globale dhe ku është vendi i Kosovës dhe shqiptarëve në këto procese është LVV dhe lideri i saj I cili si duket e ka një ide të përgjithshme se çfarë po ndodhë në botë dhe rreth nesh. Fatkeqësisht as qarqet intelektuale të kombit, as në Kosovë, duke u marrë me rivalitetet ndërpartiake, me gjykatat apo me histerinë e pandemisë globale, nuk është vërejtur të e kenë regjistruar apo komentuar më seriozisht këtë process dhe konflikt global. Partitë e tjera, bazuar në retorikën e tyre, duket se nuk kanë ide çfarë po ndodhë, por kemi vetëm një rreshtim pragmatik pas interesave të fuqive të caktuara në rajon, ndërkohë që pas rënies së administrates Trump kanë mbetur krejtësisht të hutuar, sidomos Lidhja Demokratike, ndërkohë që partia demokratike e mbetur pa liderët e saj historik, po e përjeton të njejtën gjendje hutie me atë që e përjetoi LDK pas vdekjes së presidentit Rugova. Dallimi është vetëm te dy rrymat në këtë parti, njëra mban shpresë në rikthimin triumfal të tyreë pra edhe në politikë, ndërkohë që pjesa më e madhe e elektoratit dhe antarësisë pak a shumë e parandiejnë fundin e tyre politik.

Dy partitë më të vogla, që poashtu njihen si krahu I luftës, e vazhdojnë insistimin në meritat historik, por ende nuk kanë gjetur mbështetje as në LDK as në PDK, ku kishte pritshmëri. Arsyet e këtyre dy partive për rezerva janë të ndryshme, por ato të PDK janë të karakterit më personal, sepse roli udhëheqës i tyre, rrezikon pozitën e zotit Thaçi si lider historik i ashtuquajturës vijë të luftës.

Edhe LDK, e mbetur pa lider moral, si pasojë e keqpërdorimit dhe kompromitimit të disa figurave kyçe të saj në lojën e ish presidentit Thaçi dhe emisarit Grenell, nuk ka guxim të ofroj pozitën e presidentit për një person aq dinamik, këmbëngulës dhe aq agresiv si z. Haradinaj, Duke pasur parasyshë ndikimin që e kishte z. Thaçi te disa figura kyçe të LDK dhe marrëdhënien e veçantë të z. Haqradinaj me ish presidentin Rugova, kjo padyshim rrezikon lidershipin e saj aktual.

Suma sumarum, dallimi mes LDK dhe PDK asnjëherë nuk ka qenë programor sa historic dhe largimi i liderve historic të PDK dhe mungesën e një udhëheqësi shpirtëror në LDK, fare lehtë mund të vij deri te një shkrirje mes tyre, aq më tepër që edhe struktura dhe interesat e tyre pak a shumë nuk dallojnë shumë edhe pse as bashkarisht, këto dy parti nuk duket se mund të jenë konkurente me LVV.

Kështu, termeti global me epiqendër në Washington, pos hutisë së parë pritet të sjell rreshtim edhe nëpër kontinente e rajone, pra edhe ndër popujt dhe vendet e vogla. Formula të gjithë kundër LVV si e vetme e cila mbase do të ndalte fitoren e kësaj duket me pakë gjasa të arrihet dhe hutia kolektive pritet të shpërndahe, ndoshta qysh me 15 shkurt. Ky “Shënë Valentin” duket se do të na ikë pa daljet tradicionale nëpër lokale dhe pa puthjet publike të qifteve të .

Sido që të jetë, këto zgjedhje do të përmbyllin kuptimisht një vit shumë të keq, e mbase edhe një epokë pas çlirimit, po aq të lodhshme përplot turbulenca e me plotë energji negative.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat