Kosova ta ruajë të drejtën e titullarit Uti Possidetis dhe gjithë pasurinë e saj!

Kolumne

Kosova ta ruajë të drejtën e titullarit Uti Possidetis dhe gjithë pasurinë e saj!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 28 gusht 2018 Në ora: 21:39
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq gjatë samitit në Austri

*** Ka ardhur koha që Evropa e integruar, demokratike dhe paqësore ta sanksionojë  sistemin kolonial serbo-sllav në Ballkan (1912-2018). Ndrsyhe, integrimi  i vendeve të “Ballkanit Perëndimor"(Serbia, Mali i Zi, BeH, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia) në BE, do të jetë vetëm “një ëndërr e bukur”  dhe iluzion i shkretë.

*** Nuk kemi  se çfarë të ndajmë, as të këmbejmë me Serbinë kolonialiste, sepse robëria koloniale shekullore e Kosovës ka marrë fund, që nga pavarësimi i saj më 17 shkurt 2008. Ndërkaq, territoret e tjera së bashku me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën ende janë “pronë legale” nën sundimin kolonial të Serbisë (1878-2018). Ndaj, logjikisht dhe realisht, shqiptarët nuk kanë më kurrfarë territor tjetër “rezervë, që do ta ndanin, ta këmbenin ose  ta  “korrigjonin” me Serbinë e Madhe kolonialiste.  Prandaj, merrni vesh, "o politikanë të mjerë, q'u ka marrë koka erë" ! Kështu, me të drejtë do t'u mallkonte Andon Z. Çajupi.

Kohëve të fundit, si në sfondin e politikës brendshme shqiptare, ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare, po debatohet me të madhe  pro et contra ndarjes, këmbimit dhe korrigjimit të kufijve territorialë mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë kontekst, zhurmën   dhe “pluhurin” më të madh janë duke e ngritur forcat e errëta dhe retrograde të politikës dhe të propagandës së regjimit kolonial  të Serbisë, si dhe atyre shqiptare të papërgjegjshme në Kosovë, të cilat ende nuk e kanë të qartë se territori i Kosovës është i pandashëm, sepse i përket kombit shqiptar dhe Shqipërisë etnike.

Nuk ka kompromis në dëm të territorit të Kosovës

Sepse dikur (1912-1999) Kosova  ishte vetëm një plaçkë  e sundimit të egër dhe tiranik të Serbisë, e cila me agresion, me gjenocid dhe me sapstrim etnik ndikoi në copëtimin dhe në çintegrimin e popullsisë shqiptare të territoreve të Shqipërisë etnike, duke ua mohuar të drejtën historike legjitime dhe realizimin e së drejtës së vetëvendosjes.

Ndaj kompromis politik me Serbinë, do të ketë vetëm atëherë, pasi Beogradi zyrtar de fakto dhe de jure të tërheqet nga zotërimi kolonial i Preshevës, i Bujanocit, i Medvegjës, si dhe nga territori verior i Kosovës.

Këtë kurs politik, diplomatik, ligjor, kushtetues dhe propagandistik, duhet ta ndjekë lidershipi i Kosovës, jo të “hyllet” në “baltën e gjallë”,  kinse duke “korrigjuar” ose duke “ këmbyer” territorin e saj me territorin e

Shqipërisë etnike (të cilën e ka aneksuar dhe kolonizuar Serbia, duke quajtur “stara juzhna Srbija”), sepse një marrëveshje e tillë e arritur mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij, Aleksandar Vuçiq, de fakto dhe de jure, do të amnistonte politikën e sistemit kolonial të Serbisë së Madhe mbi territoret e shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike  (1878-2018).

Kosova, as një mm nu duhet të lëvizë nga parimi Uti Possidetis, sepse dëmton territorin, shtetin dhe popullin e vet

Prandaj, në kurrizin dhe në dëm të mbrojtjes së kësaj të së  drejteje, askush nuk ka të drejtë, të apelojë për ndonjë “pazarllëk” me Serbinë, që të luajë me fatin e Kosovës, duke favorizuar zgjerimin e kufijve territorialë të Serbisë.

E kuptueshme që për interesin nacional dhe kolonial të Serbisë, lidershipi i saj po kërkon “kompromis politik”  dhe “pajtues” me shqiptarët për t’ia këputur qoftë ndonjë arë, ndonjë livadh, ndonjë mal, ndonjë kodorinë a bjeshkë, ndonjë liqe siç është Ujmani, ndonjë fabrikë siç është “Trepca” e artë, ndonjë qytet siç janë Mitrovica, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi etj. Mirëpo, “gllaveshinat” e Kosovës nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë “pazarllëk” të tillë, sepse Kosova tanimë ka humbur statusin e saj të dikurshëm kolonial nën Serbi.

Andaj, nuk kemi më, se çfarë të “ndajmë”, të “këmbejmë” dhe të “korrigjojmë” “megja”  shqiptare-shqiptare me Serbinë, por duhet të angazhohemi, që t’i rikthjemë territoret tona, që ende janë nën sundimin kolonial të Serbisë (1878-2018). Kjo, do të duhej të ishte detyra dhe përgjegjësia jonë historike, politike, kombëtare dhe shtetërore, JO RICOPËTIMI, KËMBIMI, NDARJA OSE KORRIGJIMI I KUFIJVE  TË SHQIPËRISË ETNIKE,  ashtu siç po kërkojnë presidenti Aleksandar Vuçiq i Serbisë dhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi. Një “allishverish” i tillë, gjoja në emër të arritjes së kompromisit politik  për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, nuk duhet ta pranojë as politika e as populli shqiptar i Kosovës, sepse kjo do të justifikonte hegjemonizmin, militarizmin dhe kolonializmin e Serbisë mbi territoret etnike shqiptare në Ballkan.

Shesheli mund të lëvizë prej Beogradit në Tribunalin e Hagës !

Nërkaq, popullsia serbe në Kosovë nuk nevojitet të lëvizë as në Preshevë, as në Bujanoc e as në Medvegjë, por të qëndrojë aty ku është e vendosur në Kosovë, nëse e njeh Kosovën si shtet të vetin.  

Pavarësisht se çfarë po kërkojnë serbomëdhenjtë Sheshel dhe Vuçqiq etj., politika shqiptare e as shqiptarët nuk duhet të bijnë pre e grackave të Serbisë kolonialiste, që  të bëjnë  qoftë ndarjen, qoftë këmbimin, qofotë korrigjimin e kufijve territorialë serbo-shqiptarë, qoftë “lëvizjen e popullsisë” Kosovë –Serbi dhe anasjelltazi, sepse kjo do të ishte humbje e territorit të Kosovës, si  dhe diskriminim dhe akt kriminal, antihuman, antiligjor, anticivilizues dhe spastrim etnik, nëse do të vinte në shprehje “lëvizja e popullsisë” së serbëve nga Kosova në Serbi dhe e shqiptarëve  nga Serbia në Kosovë, ashtu siç ka propozuar vojvoda  i PRS-së   dhe  deputeti i Kuvendit  të Serbisë, Vojislav Sheshel.

Prandaj, shqiptarët e Kosovës nuk duhet të pranojnë asnjë projekt politik të presidentit Hashim Thaçi apo  të dikujt tjetër, që do të thoshte ndarjen, këmbin dhe korrigjimin territorial të Kosovës, ose lëvizjen, përkatësisht këmbimin e popullsisë mes Kosovës dhe Serbisë, sepse të gjitha këto “drafte”  janë në kundërshtim me të drejtën e vetëtvendosjes së Kosovës, e cila dikur ishte koloni, ndërsa sot është e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).

Lëvizja e popullsisë, do të thotë spastrim etnik  i një popullsie-akt antihuman dhe diskriminues

Këtë, duhet ta dijnë kolonialistët serbomëdhenjë dhe “pazargjinjtë”-drejtues  të Kosovës.

Pavarësisht nga dredhitë, spekulimet dhe mashtrimet e politikës dhe të diplomacisë serbe të Beogradit, se gjoja janë të gatshëm për kompromis politik me shqiptarët e Kosovës, as Hashim Thaçi (president), as Ramush Haradinaj (kryeministër) etj., nuk duhet të bijnë në “rudën” e Alekasanar Vuçiqit (president), të Ivica Daçiqit (ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër), të Aleksandar Vulinit, të Vojislav Sheshelit dhe të Milan Gjuriqit,  se “formula më e kapshme” për zgjidhjen e konfliktit shekullor mes  serbëve dhe shqiptarëve, do të ishin njëra prej këtyre katër opsioneve: 1) Ndarja, 2) Këmbimi dhe 3) Korrigjimi i kufijve të Kosovës, ose 4) Lëvizja e popullisë serbe nga Kosova në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, dhe lëvizja e shqiptarëve nga Serbia në Kosovë, ashtu siç ka propozuar kryeçetniku fashist serb, Vojislav Sheshel.

PO, kompromis me Serbinë, por vetëm atëherë, kur ajo ta njehë Kosovën dhe, pasi  Kosovës t’ia ketë kthyer  territoret e banaura me shqiptarë të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medevegjës, që historikisht, territorialisht dhe etnikisht, ashtu sikurse Kosova janë pjesë integrale të territorit autokton të Shqipërisë etnike (II –XXI).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat