E drejta e vetëvendosjes dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës

Kolumne

E drejta e vetëvendosjes dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 25 tetor 2018 Në ora: 21:28
Flamuri i Kosovës

Çështja e aplikimit të së drejtës së vetëvendosjes në Kosovë, para së gjithash kërkon të merren në konsideratë ato çështje që janë shprehje e kushteve dhe e rrethanave të krijuara në Kosovë pas okupimit të saj më 1989 nga ana e Serbisë militariste.

Nëse mbajmë parasysh faktografinë historike, politike dhe juridike  të Kosovës, si dhe nëse marrrim për bazë përmbajtjen e  së drejtës së vetëvendosjes së popujve, të sanksionuar në përmbajtjen e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe në parimet e  rregullat  e së drejtës ndërkombëtare të sotme, atëherë politika dhe e drejta ndërkombëtare do ta kenë më lehtë që ta zhveshin dhe ta demaskojnë  sundimin e egër të sistemit kolonial serb mbi shqiptarët në Kosovë.

 Duke përgënjeshtruar tezat pseudoskencore dhe false të historiografisë të djeshme dhe të sotme serbe, mund të nxirret përfundimi  i drejtë dhe objektiv  se shqiptarët janë trashëgimtarë të ligjshëm të Republikës së Kosovës, ngase përbëjnë shumicën dërrmuese usepullsisë mbi 90% në të gjitha pjesët  e saj, kanë historinë,  kulturën, territorin, etninë, kombin dhe gjuhën e përbashkët, e cila nuk ka kurrfarë ngjashmërie (është gjuhë, që i përket trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane) me gjuhën serbe ( që i përket grupit të gjuhëve sllave) të minoritetit serb 8%. Vërtet, këto nuk janë të dhëna me karakter juridik, por janë bazë e qëndrueshme mbi të cilën mund të aplikohet instituti I së drejtës së vetëvendosjes, ngase provon qenësinë e popullit shqiptar si kolektivitet  i veçuar dhe si subjekt i vetëvendosjes.

Mohimi i së drejtës së vetëvendosjes passjell  humbjen e të drejtave dhe lirive  të njeriut, sepse as individët nuk mund  t’i realizojnë të drejtat e veta, po qe se kombi si kolektivitet, të cilit i përkasin, nuk mund ta shfrytëzojë të drejtën e vetëvendosjes. Këtu, nuk duhet  harruar se nga Karta e Kombeve të Bashkuara rezulton karakteri kolektiv  i së drejtës së vetëvendosjes.

Populli shqiptar i Kosovës vullnetin e vet të përcaktimit për shtet të pavarur dhe sovran e ka shprehuar në Rerendumin ( 26-31 shtator 1991), mirëpo, një të drejtë të këtillë (pavarësisht nga proklamimi dhe nga aplikimi i saj në rendin juridik ndërkombëtar), regjimi i shtetit policor të Slobodan Milosheviqit me të gjitha mjetet (duke përdorur forcën, torturën, terrorin, dhunën, burgosjet, vrasjet  e shqiptarëve) ia ka mohuar, edhe pse kjo e drejtë e popullit shqiptar  të Kosovës, është plotësisht në përputhje me parimet dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Si pasojë e përpjekjeve të regjimit kolonial serb, që Kosovën ta  “konservojë” si çëshje të brendshme të Serbisë dhe, për shkak të ushtrimit të terrorit shtetëror gjenocidal (që nga viti 1989) mbi popullin shqiptar në Kosovë ( me gjithë përpjekjet e politikës paqësore të udhëheqjes së Republikës së kosovës me Dr. Ibrahim Rugovën në krye) , kjo solli, jo vetëm ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por, gjithashtu solli në skenë edhe një realitet të ri-USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS (UÇK), e cila është në funksion të drejtpërdrejtë të vetëmbrojtjes, të çlirimit kombëtar dhe të luftës antikoloniale serbe, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë- në hapësirat e territorit etnik të Shqipërisë Lindore.

Për të hedhur dritë në fenomenin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në sfondin e së drejtës ndërkombëtare, është e domosdoshme  t’i hedhim një sy zhvillimit të periudhës   së pasluftës (fjala është për Luftën e Dytë Botërore) të bashkësisë ndërkombëtare, kur numri më i madh i kryengritjeve  të armatosura të popujve të kolonizuar në kontinentet e Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine, kanë ndikuar në procesin e çlirimit kombëtar dhe anticolonial nga fuqitë e ndryshme të metropoleve kolonialiste evropiane.

Shikuar në retrospektivën historike, lufta antikoloniale nuk është fenomen i ri i bashkësisë ndërkombëtare, veçëse është antitezë e ekspansionizmit kolonial. Procesi i luftës antikoloniale dhe i shkolonizimit të drejtpërdrejtë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ishte i bujshëm posaçërisht në Azi. Lëvizjet çlirimtare në territoret e kolonizuara të këtij kontinenti, u zhvilluan në mënyrë edhe  më të vrullshme në luftënn kundër pushimit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore. Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të këtyre poipujve dhe vendosmëria e tyre për të fituar lirinë e vet kombëtare dhe pavarësinë politike, ishte një process permanent dhe i pashmangshëm, si për okupuesin e huaj, ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Në ato vende ku metropolet kolonialiste u orvatën të ruanin mearmë sundimin e tyre kolonial, pësuan humbje të mëdha (Franca në Indokinë, Holanda në Indonezi etj.)                 

Me shembjen e sistemit kolonial dhe me arritjen e lirisë kombëtare   dhe  të pavarësisë politike të popujve të dikurshëm të robëruar kolonialë, në skenën politike botërore dolën 92 shtete të  reja të pavarura sovrane, që përbënin mbi 60% të numrit të përgjithshëm    të shteteve sovrane në botën moderne pas LDB-së (1939-1945). Ky proces ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e gjithëmbarshëm të bashkësisë së sotme ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare.      

Duhet të nënvizojmë faktin se në kuptimin e ngushtë, shembja e sistemit kolonialst në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine, nuk ishte dhe, ende nuk është karakteristikë edhe për Evropën  demokratike paqësore (ndonëse që nga fillimi i viteve të 90-ta është duke evoluuar   në kuptimin e demokratizimit dhe të integrimit ekonomiko-politik e tregtar etj.), sepse edhe sot, në prag të shekullit XXI, në zemër të saj, KOSOVA psherëtinë nën prangat e përgjakshme shekullore të sistemit kolonial shtypës të Serbisë së Madhe (1878-1998).

Pikërisht për shkak të ushtrimit të terrorizmit shtetërore serb mbi shqiptarërt brenda  këtij dhjetëvjeçafri (1989-1998), doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), organizimi  i së cilës është në përputhje me parimet dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Pra, pavarësisht nga strategjia e frikësimti dhe nga lojërat e ndryshme politike ( trysnia e brendshme dhe e jashtme), shfaqjen e UÇK-së nuk duhet ta kuptojmë si fantazmë të huaj, të imponuar, veçse si realitet të ri- si force të re politike dhe ushtarake. Kështu, do të duhejta kuptonin  ( si miqtë, ashtu edhe armiqtë) të dy palët në konflikt. Sa më pare që të kuptohet drejt ky realitet i ri, aq më shpejt do të arrihet zgjidhja e konfliktit asewrb-shqiptar, sepse përndryshe, çdo shmangie nga ky fenomen ( me vetëdije a pa vetëdije) do të ketë çmimin shumë të lartë.

Pa marrë parasysh mjetet dhe metodat e luftës së hapur dhe asaj special të politikës dhe të propagandës së shërbimeve të ndryshme të zbulimit dhe të kundërzbulimit të “RFJ-së” (Serbia+Mali i Zi) që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ta tjetërsojë nga gjiri i popullit të vet dhe, mbi të gjitha ta kompremetojë (ta njëjtësojë me përmbajtjen e terrorzimit ndërkombëtar) , në sy të Evropës dhe të Amerikës, duke e cilësuar si “ushtri terroriste”, as politika jonë, as ajo ndërkombëtare, nuk do të duhej t’i mbyllnin sytë përpaa një realiteti të këtillë, që është në funksion të dfrejtpërdrejtë të mbrojtjes së popullit shqiptar të pambrojtur në Kosovë, që nga viti 1989-1998. Pra, edhe në këtë rast, nuk duhet të bijmë viktimë e ndërrimit të tezës perfide serbe (si tezat “separatizëm” dhe “secesionizëm”) se në Kosovë  “ka terrorizëm” shqiptar. Përkundrazi, në Kosovë subjekt  i terrorizmit shtetëror është vetë Serbia, JO kurrsesi Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Si shprehje juridike ndërkombëtare, domosdoshmëria e lindjes së KRYENGRITJES, përkatësisht e LUFTËS  si mjet për arritjen e pavarësisë, është e DREJTA E POPULLIT SHQIPTAR TË KOLONIZUAR (siç është rasti konkret me shqiptarët e Kosovës) për KRYENGRITJE,  e DREJTA PËR ZHVILLIMIN E LUFTËS SÊ ARMATOSUR, E DREJTA  PËR  PËRDORIMIN E FORCËS, SI FORMË E VETËMBROJTJES KUNDËR FORCËS  SË PUSHTETIT KOLONIAL SERB.

Për shkak të shtypjes dhe të shfrytëzimit ekonomik, politik e kombëtar nga sistemi kolonial klasik i Serbisë, populli shqiptar sikurse edhe pupujt e tjerë (ashtu si  parashikohet me të drejtën ndërkombëtare)  gëzon të drejtën e përdorimit të forcës jo vetëm në kuptimin  e së drejtës  dhe të parimit moralo-politik, por edhe në kuptimin e së drejtës së njohur në bazë të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe të së drejtës së luftës.

(Burimi: Dr. Mehdi Hyseni, “Dituria Islame, viti XIII, Nr.100, shkurt 1998, f.59-60)  

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat