Studentët paqësorë shqiptarë përballë terrorizmit shtetëror serb në Kosovë (1997)

Kolumne

Studentët paqësorë shqiptarë përballë terrorizmit shtetëror serb në Kosovë (1997)

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:32
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Në periudhën e pasluftës së marrëdhënieve politike ndërkombëtare, fenomeni i terrorizmit shtetëror, në veçanti ai i tipit kolonial, ishte tejet i shprehur në marrëdhëniet e metropoleve dhe të shtetve të kolonizuara, të cilat luftonin për të dale nga zgjedha dhe nga robëria e huaj. Edhe pse tani ( pas përfundimit të luftës së ftohtë) kjo dukuri është më e rrallë në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare, kjo nuk nënkupton se ky recidiv nuk ka gjetur terren dhe fushëveprim të përshtatshëm në politikën kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për nga forma dhe teknologjia, terrorizmi shtetëror serb mund të karahasohet, pikësëpari me format dhe me metodat e terrorizmit, që ishte karakteristik gjatë periudhës së nazizmit të Gjermanisë së Hitlerit dhe të fashizmit italian gjatë kohës së Benito Musolinit, si dhe me terrorizmin kolonial të regjimeve raciste në shtetet e Afrikës (deri tani regjimi racist i Afrikës së Jugut), të regjimeve diktatoriale në Amerikën Latine (regjimi dictatorial iPinoçetit në Kil) etj.

Sot, një nga format më drastike të terrorizmit shtetëror serb ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë,  është pa dyshim TERRORIZMI KOLONIAL SERB, i cili  për nga forma e ushtrimit të tij brutal dhe çnjerëzor nuk është njohur në praktikën dhe në përvojën e mëparshme të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pasoja e një terrori të këtillë të egër kolonial serb në Kosovë (brenda këtij shtatëvjetshi) ka shkaktuar shumë viktima -293 të vrarë (1990-1997).

 Bilanci i kësaj shifre po edhe e shifrave të tjera, në mënyrë të dokumentuar provon zbatimin e metodave të TERRORIZMIT SHTETËROR SERB ndaj shqiptarëve të pambrojtur, që tani është një “faktor  i ri” në fenomenologjinë      e përdorimit të forcës si mjet efikas për realizimin e politikës shtypëse koloniale të Serbisë ndaj Kosovës përmes formave karakteristike të saj : “terrori vertikal”, “procesi terrorit, “regjimi i terrorit” dhe “terrorizmi shtetëror”.

Strategjia paqësore e studentëve triumfoi mbi strategjinë e frikësimit  dhe të terrorit serb

Pavarësisht nga përpjekjet dhe tendecat, po edhe nga shfaqja e dilemave për organizimin e protestave paqësore të studentëve të Universitetit të Prishtinës për lirimin e objketeve shkollore në të gjitha nivelet anembanë Kosovës, 1 TETORI 1997 –PROTESTAT  e mbi 20 mijë studentëve në Prishtinë dhe në qendrate e tjera të Kosovës, sheshit provuan se  gruximi dhe strategjia paqësore  e tyre trimfuan mbi STARTEGJINË E FRIKËSIMIT.

 Udhëheqja e studentëve, e prirë nga Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti dhe Driton Lajçi etj. së bashku me profesorët  dhe me REKTORIN e tyre, Prof.Dr.Ejup Statofci the statu quo-n e deritashme.

S’ka dyshim se mesazhi i këtyre protestave paqësore të studentëve , bërë më 1 TETOR 1997, është shumëdimensional. Së pari, duhet kuptuar si rivendikim imediat për çlirimin e  objekteve shkollore dhe univeristare në gjuhën shqipe; së dyti, çdo përpjekje për t’i  neutralizuar objektivat e parashikuara me  Platformën e hartuar të Këshillit Organizativ të UP-së , do të jetë e gjykuar të dështojë (ngase  autorët e saj janë koka, truri dhe zemra e kombit); së treti (Pavarësisht nga forma e dekalrimit) kjo në një të ardhme të afërt do të shndërrohet në një  FORCË TË RE POLITIKE; së katërti, okupatori serb duhet ta kuptojë si paralajmërim (ndoshta) të fundit të përshëndetjes me politikën e deritashme pacifiste të Dr. Ibrahim Rugovës; së pesti, për bashkësinë ndërkombëtare kjo është atuja më e fuqishme dhe më racionale, që ta revidojë kursin e deritashëm  për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes koloniale të Kosovës.

 Këto janë ndër elementet më relevante  të mesazhit të  sipërtheksuar, që nolens-volens, duhet ta kuptojmë sit ë tillë, ndryshe dialektika e imperativit tone do të shndërrohet në sofistikë të panatyrshme.

Fenomenologjia e strategjisë së frikësimit

Makineria e ushtrimit të dhunës dhe të represionit serb mbi shqiptarët në Kosovë, në kuadrin e saj përfshin edhe metoda të tjera subversive propagandistike, e para së gjithash strategjinë e frikësimit , e cila brenda këtyra shtatë vitesh okupimi (1990-1997)  ka shkaktuar pasoja në përmasa të mëdha në shkatërrimin e qenies  shqiptare në Kosovë, duke u përpjekur që në tërësi të veprojë edhe më me intesitet për të paralizuar rezistencën dhe politikën paqësore të popullit shqiptar për liri dhe për pavarësi.

Duhet nënvizuar se planerët e regjimit pushtues serb në Kosovë, strategjinë e frikësimit nuk e kanë parashikuar rastësisht, por këtë e kanë zbërthyer paraprakisht, duke marrë për bazë faktorin ndërkombëtar të strategjisë së frikësimit, i cili në vend të përdorimit të forcës, në marrëdhëniet ndërkombëtare, është dëshmuar si mjet i  efektshëm politik. Pra, kërcënimi i përdorimit të forcës së kombinuar policore-ushtarke, si mjet i politikës në marrëdhëniet  ndërkombërtare, ka qenë dhe tani është instrumenti dhe mjeti më efektiv për realizimin e strategjisë së frikësimit, që ka për qëllim që vullnetin vetjak t’ia imponojë palës kundërshtare.  Duke u bazuar në një “leverdi” të tillë, pushtetmbajtësit kolonialistë serbë strategjinë e frikësimit në Kosovë e kanë kombinuar edhe me faktorin ushtarak ( në kuadrin e të cilit kohë më pare i kanë përdorur edhe helmet kimike luftarake, kur serbët  helmuan një numër të madh nxënësish dhe studentësh shqiptarë në Kosovë (1990), cili nuk u dënua nga bashkësia ndërkombëtare. Si rrjedhim i këtij akti barbar qenë helmuar mbi  7 mijë fëmijë, nxënës dhe student shqiptarë, disa prej tyre gjetën edhe vdekjen, kurse të tjerët ngelën me trauma dhe pasoja të përjetshme.  Objektivi kryesor dhe prapavija e këtij helmimi masovik ishte strategjia e shfarosjes së shqiptarëve, ashtu sikurse dikur në Nish, në Vrajë, në Prokuple, në Kurshumli, në Leskoc …etj. (1878).

Edhe pse strategjia e frikësimit, si formë karaktersitike e përdorimit të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare, kryesisht është përdorur gjatë periudhës së luftës së fothtë (1948-1989) nga superfuqitë botërore (SHBA dhe BRSS), si dhe nga fuqitë e tjera të mëdha, për t’ua imponuar politikën dhe diktatin e vet shteteve dhe popujve të tjerë të vegjël në botë, tanimë në përmasa ndërkombëtare kanë rënë në intensitet. Mirëpo, ky konstatim nuk vlen edhe për Serbinë, e cila në praktikën e politikës së saj të brendshme dhe të jashtme është duke e zbatuar me konsekuencë strategjinë e frikësimit, me qëllim që jo vetëm shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri, por edhe vendeve të tjera fqinje ballkanike t’u imponohet si “fuqi e madhe” dhe si hegjemon rajonal.

Kosova nën ombrellën e armës kimike të Serbisë

 Duke qaenë se (sipas pohimit të presidentit Rugova) Kosova ndodhet në agjendat ndërkombëtare, atëherë pse të mos e shfrytëzojmë këtë përparësi, duke kërkuar drejtpërdrejtë nga SHBA-ja, që të marrin masa konkrete kundër Serbisë  militariste dhe kolonialiste të Slobodan Milosheviqit, në mënyrë që ta detyrojnë atë që t’i asgjësojë armët kimike. Parashtrimi i kërkesës sonë zyrtare përkitazi me asgjësimin e armës kimike të Serbisë, është në përputhje të plotë me dispozitat e Kartës së OKB-së dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Arsyeja për paraqitjen e një kërkese të këtillë në formën përkatëse formale bashkëshkësisë ndërkombëtare, para së gjithash qëndron në faktin se ( duke mbajtur parasysh helmimin e nxënësve dhe të studentëve shqiptarë në Kosovë më 1990) ekziston rrziku potencial (në rast shpërthimi të ndonjë konflikti luftarak), që këto helme kimike luftarake, Serbia pushtuese t’i përdorë sërish , në sasi edhe më të mëdha kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.

Pa dyshim, kjo kërkesë e zyrtarizuar do të gjente përkrahjen edhe në radhët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse është në frymën e Konventës Ndërkombëtare për Ndalimin, Prodhimin dhe Depozitimin e Armës Bakteriologjike (biologjike) dhe të  Armës Toksikologjike, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (1972). Hëpërhë, ushtrimi i kësaj kërkese (urgjentisht) OKB-së, do të ishte atuja më e fortë dhe më racionale e diplomacies sonë, që balancën ta kthejë në favorin e vet. Pra, kursesi nuk parapëlqehet që të ushqejmë iluzione në premtimet e “murit të jashtëm të sanksioneve Serbisë, por duhet të anagazhohemi që Kosovën ta skapullojmë nga arma kimike e Serbisë, sepse në këtë mënyrë do të kushtëzohej jo vetëm rikthimi i të ashtuquajturës RF  Jugosllave (Serbia+Mali i Zi) në bashkësinë ndërkombëtare, porn ë rast refuzimi të kontrollit dhe të verifikimit të gjendjes së armës kimike nga ana e Komisionit përkatës të OKB-së. Këshilli i Sugurimit  do të ndërmerrte masa konkrete (sikurse kundër Irakut) për asgjësimine armës kimike të Serbisë. Vetëm me asgjësimin e arsenalit të rrewzkishëm ushtarak të RF Jugosllave, do të krijoheshin klima dhe parakushtet për zhvillimin e dialogut dhe të detantit serbo-shqiptar.

1 TETORI 1997 – NGJARJE EPIKE në historinë e Universitetit Shqiptar të Kosovës

S’ka dyshim se protestat paqësore të 1 Tetorit 1997, të organizuara nga studentët shqiptarë  të UPS-së dhe të UP-së, të mbështetura fuqimisht nga i gjithë populli  i etur për liri dhe për pavarësi të Kosovës, provuan sheshit (me gjithë ushtrimin e terrorit dhe të terrorizmit shtetëror gjenocidal serb) idealin, qendresën dhe vullnetin e pathyer të atdhedashurisë së të gjitha moshave (djemë, vajza, pleq e fëmijë).

 Pikërisht guximi, vendosmëria, organizimi, disiplina dhe gatishmëria paqësore për t’i realizuar objektivat e parashtruara –lirimin pa asnjë kusht të objeketve shkollore-universitare, irrituan forcat e juntës policore  serbe (të ardhur nga Krgajuveci, nga  Beogradi, nga Nishi, nga Kraleva, nga Krushevci, nga Vranja dhe nga Leskovci, si përforcime suplementare të policisë serbe në Kosovë, që llogariteshin afro 70 mijë police në Kosovë) , të cilat në praninë e diplomatëve të huaj, egërsisht dhe në mënyrën më barbare përdorën forcën fizike keqtrajtuese dhe gazin lotësjellës ndaj studentëve dhe ndaj profesorëve të trye, si dhe ndaj nxënësve të shkollave të mesme, të cilët iu bashkuan protestës gjithëstudentore paqësore.

 Si rrjedhim i ndërhyrjes brutale të policies serbe, sipas statistikës së të Këshillit për  Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë (cituar sipas gazetës “Bujku”, datë 4 tetor 1997), “janë keqtrajtuar mbi 500 veta.Prej tyre 350 të rrahur, 150 të lënduar dhe 34 të arrestuar. Ndër ta janë keqtrajtuar 90 studentë dhe 32 nxënës, si dhe fëmijë.”

Protestimi dinjitoz paqësor i studentëve dhe i profesorëve  të tyre me Rektorin e Univeristetit të Prishtinës, Prof.Dr.Ejup Statovci, më 1 TETOR 1997, do të ngelë si një ngjarje e vërtetë epike në historinë e Universitetit të Prishtinës dhe të popullit shqiptar për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës.

Po në këtë ditë historike, falë masmediave të huaja, të cilat nga vendi i ngjarjes (në shkallën  më të lartë profesionale) objektivisht njohtuan opinion e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, se mbi protestuesit shqiptarë ( studentë, profesorë, nxënës dhe qytetarë, pleq, të rinj dhe fëmijë) forcat policore serbe përdorën dhunën fizike brutale, pa kurrfarë shkasi, vetëm pse ata në mënyrë paqësore, të civilizuar dhe demorkatiek kërkonin lirimin  e shkollës shqipe nga okupatori serb.

 Vërtet, në saje të roganizimit dhe të qendresës së pathyeshme të studnetëve,të nxënësve dhe të profesorëve paqësorë, si dhe të kërkesë së tyre të drejtë dhe të arsyeshme kundër terrorit gjenocidal dhe aparteidit serb ndaj arsimit shqip në Kosovë, u bë edhe reagimi pozitiv, iu dha mbështetja e plotë nag ana e shumicës së shteteve të Bashkimit Evropian (BE) dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, e dënuan ashpër ( duke e paralajmëruar Serbinë sed do t’ia rikthenin sanksionet, nëse do të vazhdonte me shtypjen dhe me mohimin e të drejtave dhe të lirive elementare të shqiptarëve në Kosovë)  politikën e terrorizmit shtetërore të regjimit policor të B eogradit, sepse skuadronët policorë, duke përdorur kërbaçin, topat e ujit, gazin lotsjellës, më 1 TETOR 1997, i shpërndau protesuesit paqësorë anembanë Kosovës.

Si të mos gjykoheshin nga bota e qytetëruar veprimet e tilla të egra dhe barbare të pushtuesit serb mbi shqiptarët, kur dihet se në Kosovë mbi 90% të popullsisë janë shqiptarë dhe ( në saje të politikës dhe të ligjeve e Kushtetutës së Serbisë së vitit 1989) atyre u mohohet arsimimi në gjuh?n shqipe !? J,a këto janë “standardet ndërkombëtare”, që Serbia i aplikon ndaj shkollës shqipe në Kosovë!?   Këto janë “kriteret”, të cilat vlejnë vetëm për shqiptarët, të cilët, edhe pse janë afro 3 milionë, Serbia i trajton si “minoritet kombëtar” !?

Megjithatë, këtu duhet të vëmë në pah faktin se nuk kemi të bëjmë me kurrfarë “minoriteti shqiptar”, siç pohon “shekncërisht” politika dhe shkenca serbomadhe, por fjala është për një pjesë të kombit shqiptar(afro 3 milionë), i cili përbën shumicën dërrmuese (mbi 90%)  të popullsisë në  Kosovë. Prandaj, populli shqiptar i Kosovës me të drejtë dhe në mënyrë plebishitare u deklarua për krijimin e shtetit të vet sovran dhe të pavarur (Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990; Kushtetuta e 7  Shtatorit 1990, në bazë të së cilës shpall Republika e Kosovës, si dhe Referendumi gjithëpopullor, më 26-31 Shtator 1991, ku për  realizimin e së së drejtës së vetëvendosjes, votuan mbi 90% të    zgjedhësve.

Përcaktimi në këtë formë i popullit shqiptar, që Kosova të jetë shtet  sovran dhe i pavarur, është në përputhje të plotë pikësëpari me Kartën e OKB-së (nenet 1 dhe 2), me Rezolutën nr. 1514(XV)-Dekalratën për njohjen e pavarësisë së shteteve dhe popujve kolonialë, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 14 dhjetor 1960, si dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare publike.

SHBA-ja është “çelësi kryesor”

Edhe ngjarjet-protestat paqësore të student shqiptarë në Kosovë, që u bën më 1 TETOR 1997, provojnë swe ka ardhur çasti I fundit, që presidenti i SHBA-së, Bill Clinton ( të mos I mbyllë sytë përpara gënjeshtrave sistematike të “paqësorit” S. Milosheviq), të mos e mbështetë politikën mitologjike dhe mashtruese pushtuese të sundimtarëve kolonialistë të Serbisë, e cila logjikën dhe epërsinë ia imponoi edhe diplomacies evropiane të shekullit XX, port ë marrë masa  të ngutshme dhe konkrete për sanksionimin e agresionit dhe të gjenocidit të saj të deritashëm si në Bosnjë, në Kroaci, ashtu edhe në Kosovë.

Pra,me manovrat dhe me sondazhet e rrezikshme të mëtejme të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë, assesi nuk duhet të mashtrohet as DEvropa e as Amerika, sidomos nëse mbajmë parasysh edhe gjendjen e tanishme të mjeriueshme të popullit shqiptar nën okupimin total të kolonializmit imperialist serb.

Pavarësisht nga nga gënjeshtrat ordinere të politikës dhe të propagandës  antishqiptare të Beogradit, nga “arritjet paqësore” lidhur me normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Kroacinë dhe me Bosnjë e Hercegovinën në kuadrin e Marrëveshjes së Dejtonit (1995), Bashkimi Evropian (BE-ja) bëri gabim të pafalshëm me rastin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ( në rangun e ambasadorëve)  me të ashtuqujaturën RF e Jugosllavisë (si “sukcesore” e ish-RSFJ-së).

Gjithashtu, edhe pezullimi i sanksioneve ekonomike ndërkombëtare (përpos murit të jashtëm) nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,  u bë në kundërshtim me dispozitat e Kartës së OKB-së, sepse Serbia, që nga vitet e 90-ta Kosovën dhe shqiptarët ende i mban nën kthetrat e saj koloniale, ashtu sikurse dikur (1912-1997). Pra, duke u nisur nga kjo gjendje e padurueshme dhe e papranueshme  si historikisht, ashtu edhe politikisht, ka ardhur koha, që shtetet e Bashkimit Evropian (BE), ashtu edhe SHBA-ja, të revidojnë kursin e politikës dhe të diplomcisë së tyre ndaj Kosovës, dhe ligjërisht ta gjunjëzojnë Serbinë, duke e detyruar atë që të heqë dorë nga terrori gjenocidal mbi shqiptarët e Kosovës. Vetëm një ndërhyrje e tillë e diplomacisë preventive e SHBA-së, siç pati propozuar kohë më parë edhe ish-sekretari  i Përgjithshëm  i OKB-së, Boutros Boutros-Ghali, do të mund të krijonte kushte reale, që të parandalohej shpërthimi i luftës së përgjakshme në Kosovë nga ana e Serbisë pushtuese gjenocidale.

 Me të drejtë vlerësohet fakti se SHBA-ja është “ÇELËSI KRYESOR” që mund ta pengojë shpërthimin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe të përcaktojë kriteret dhe masat përkatëse për mbrojtjen e të drejtave  të njeriut dhe liritë themelore politike dhe kolektive kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë. Meqenëse interest strategjike të Amerikës janë të pranishme dhe të përqëndruara edhe në Ballkan  (siç ka pohuar edhe ish-sekretari shtetëror amerikan, Warren Christopher) është e domosdoshme, që politika dhe diplomacia amerikane ndaj Ballkanit (së këndejmi edhe ndaj shqiptarëve), të mos gërshetohet në asnjë diedimension me politikën strategjike të Rusisë ndaj Ballkanit, pavarësisht se tani adiministrat e Bill Clinton është predispozuar që Rusisë së Boris  Jelicinit t’i besojë një rol konstruktiv në sigurinë evropiane. (Burimi, shih në : “Dituria Islame”, viti XII, Nr.96, tetor 1997, f.18,19, 20).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat