Tezat akuzuese antishqiptare të Nebojsha Çoviqit

Kolumne

Tezat akuzuese antishqiptare të Nebojsha Çoviqit

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 11 nëntor 2018 Në ora: 16:11
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Sipas ndërrimit të tezave antishqiptare të Nebojsha Çoviqit, “SHQIPËRIA ETNIKE është projekt antievropian dhe anticivilizues”.

-Ndërkaq, GJENOCIDI KOLONIAL SERB ANTISHQIPTAR (1878 - 2018) na “qenka vepër humane dhe civilizuese evropiane dhe  botërore” ! O tempora o mores!

Është e njohur se, në etapat e caktuara të historisë së marrëdhënieve politike ndërkombëtare, kanë jetuar dhe sunduar me shekuj perandori të ndryshme të përbotshme (romake, bizantine, osmane etj.), por edhe e kanë përjetuar fundin e tyre, si rrjedhojë e zhvillimit të ngjarjeve dhe të proceseve reja të shoqërisë, përkatësisht si rezultat i zhvillimit të ligjeve të dialektikës së natyrës së bashkësisë njerëzore, në përgjithësi.

S'ka dyshim se, i tërë ky proces evolutiv shumëshekullor ka ndikuar pozitivisht në ndryshimin e gjendjes dhe të marrëdhënieve të përgjithshme të rendeve të caktuara të shoqërisë njerëzore.Mirëpo, kjo dielaktikë e zhvillimit të gjithmabrshëm të ngritjes së empancipimit dhe qytetërimit njerëzor, nuk ka mundur të ndikojë pozitivisht as të zhveshë, as të zbutë, as të transformojë e as të zhdukë përfundimisht, ( sikurse që ka ndodhur me fillimin dhe me rënien e perandoritve të theksuara dhe me sistemet e mëvonshme të mbretërive, të monarkive, të kapitalizmit dhe të socializmit real komunist, i cili perëndoi në vitin 1989, së bashku superfuqinë lindore të kampit socialist-Bashkimin Sovjetik) barbarizmin mitologjik dhe ideologjinë imperialiste serbomadhe-"kancerin" shekullor të shfarosjes gjenocide të etnikumit shqiptar në Ballkan.

Ky "përjashtim" i panatyrshëm i fenomenit serbomadh nga evolucioni zhvillimor i dialektikës natyrës, kur është fjala për "mbijetesën"-mosthyerjen e koncepteve primitive dhe të atyre klasike e moderne të hegjemonizmit serbomadh, bëri që (ndër shekuj, dhe pse, mos të thuhet, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI) populli shqiptar, si njjë nga popujt më të vjetër në Evropë, të mos flejë kurrë rehat (por gjithmonë "me vesh në krahë" dhe me trasta në shpinë, në ikje si "lepujt" e trembur para "zagarëve" të çartur dhe vringëllimave të "hutave qorre" të hordhive barbarbare serbomalazeze, por kurrë i plagosur dhe kurrë i vrarë për vdekje) në vatrat e tyre të ngrohta stërgjyshore të Shqipërisë Etnike. Zanafilla e kësaj padrejtësie shumëshekullore, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj popujve të tjerë joserbë të Ballkanit, rrënjët dhe trungun e ka në logjikën egërsisë barbare militariste serbosllave dhe në ndërgjegjën e kalbur, të njëanshme dhe të heshtur të demokracisë tradicionale të fuqive të mëdha evropiane. 

Shovenistët e pangopur serbë me "vjedhjen" e territoreve të shteteve fqinje, posçërisht të atyre shqiptare, pikërisht pse gjatë historisë së tyre të deritashme nuk kanë paguar asnjë çmim për politikën e tyre kolonizuese gjenocidale, edhe sot, pas "ekstradimit" të kriminelit Slobodan Milosheviq në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë në Hagë, nuk u kërkojnë falje botërisht kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve për kryerjen e krimeve dhe të gjenocidit kolektiv serb ndaj tyre, si dhe nuk " lëshojnë pe", kur është fjala për tërheqjen e e forcave ushtarake dhe policore e paramilitare nga territoret e kolonizuara të Shqipërisë Etnike. Përkundrazi (duke u ndier akoma të pamposhtur ushtarakisht, sepse disponojnë sasi të mëdha të depozituara të arsenalit të ndryshëm luftarak, sidomos të armëve biologjike-kimike, rezervat e të cilave i ruajnë me mijëra tonelata në Krushevac, në Lluçane, në Vinça dhe në lokalitete të tjera të Serbisë), këta sërish iu kërcënohen shqiptarëve përmes mjeteve të ndryshme propagandistike ,se do të përdorin forcën në çdo rast, që ka të bëjë me kërkesën paqësore të shqiptarëve, që t'u njihet e drejta e vetëvendosjes dhe pavarësia politike nga Serbia kolonizatore.

Në këtë vështrim, në vijimësi, është më i zhurmshëm dhe më agresiv, Nebojsha Çoviqi, nënkryetar i Qeverisë së Serbisë( i cili,sidomos për përfaqësusit paqësorë ndërkombëtarë në Kosovë, vlen si një nga qeveritarët serbë më të "moderuar" dhe me "pikëpamje liberale perëndimore". Mirëpo, në praktikë, kur është fjala për përfilljen e interesave të shqiptarëve si në Kosovë, ashtu edhe në Anamoravë(Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë) është dëshmuar si tejet politikan arrogant dhe perfid, përkatësisht partizan i denjë i mbrojtjes së gjenezës së kultit të shtetit nacional të Shën Savës. Të gjitha veprimet e propagandës së tij politike, janë të mpleksura me urrejtje dhe me racizëm, simbiozë kjo e nacionalizmit dhe e ortodoksizmit kishtar serb, e orientuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi kundër interesave të shqiptarëve në trojet e Shqipërisë Etnike. Me një fjalë, edhe Nebojsha Çoviqi (edhe pse "demokrat" dhe pacifist "i moderuar" në tryezat "gjelbra" negociuese të integralistëve dhe globokratëve ndërkombëtarë) në thelb, është bartës dhe përkrahës besnik i politikës gjenocidale të ish-regjimit të personifikuiar me Slobodan Milosheviqin dhe i ideologjisë politike të Kishës Ortodokse Serbe (e cila që nga themelimi i saj në truallin e Shqipërisë Etnike, është iniciatorja, nxitësja dhe aktori kryesor pjesëmarrës direkt në copëtimin e trojeve etnike shqiptare dhe në kryerjen e krimeve gjenocidale mbi popullatën shqiptare autoktone, duke filluar që nga Prebreza në rethinën e Toplicës e deri në Gjevgjeli.Çdo të keqe dhe fatkeqësi, që kanë përjetuar shqiptarët mbi kurrizin e tyre në vatrat e tyre etnike, është "meritë" dhe "dhuratë e bekuar" e Kishës Ortodkse Serbe): " Aty ku është ngulitur kisha ortodkse serbe, aty është edhe vendi serb" ose "Aty ku është ngulur një (sorrë) serb, ajo është tokë serbe", ose "të gjithë serbët në një shtet". Këta janë shembujt më konkret të teorive raciste të krijimit dhe të veprimeve gjenocidale të Serbisë së madhe kundër shqiptarëve në Ballkan. Në këtë frymë të racizmit serbomadh, Nebojsha Çoviqi, (në një Konferencë ndërkombëtare, që ka pasur temë shqyrtimi: dijalogun dhe integrimet rajonale, bërë në Francë, më 24 qershor 2002) e ka denoncuar tërthorazi ekzistencën e Shqipërisë Etnike, duke e etiketuar atë pa kurrfarë argumenti si "Shqipëri të Madhe"(!) Ndërkaq, çështjen e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, e ka kushtëzuar (duke ndërruar tezën edhe në këtë rast) me zgjidhjen paraprake të "çështjes serbe"(?!)

Edhe "novus" tezat e " politikës së moderuar dhe të demokratizuar" të shovenistit çetnik serb, Nebojsha Çoviqit (dikur "ushtar" i disiplinuar i SPS-it të kriminelit Slobodan Milosheviq, e pas përmbysjes së carit të tij nga pushteti policor gjakatar serb, Nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Kryetar i Qendrës bashkërenduese për kthimin e "refugjatëve"-kolonistëve kriminelë serbomalazezë në Kosovë), janë të "fabrikuara" dhe të "patentuara" sipas "licencës" virusoide "Naçertanije" të Ilia Garashaninit(1844), e cila është themeli dhe kulmi i logjikës së nacionalshovinizmit dhe i hegjemonizmit destruktiv dhe paranoid serbomadh në Ballkan. Pikërisht, duke marrë për bazë "vlerat" e këtilla, të tejkalushme, tanimë edhe për komunitetin primitiv, Qoviqi, jo vetëm se këto i riaktualizon, por edhe i mbron, duke i "shpaluar" në të njëjtin "stil" sikurse Slobodan Milosheviqi nëpër mitingjet e tij, të dikurshme (dekada e fundme e shekullit XX) nacionalshoviniste nëpër qendrat e ndryshme të Serbisë dhe,së fundi, në Gazimestan të Kosovës, më 28 qershor 1989, me rastin e rikujtimit të 400-vjetorit të Betejës së Kosovës, të disfatës gjithëserbe. Një propagandë të këtillë nacionaliste antishqiptare, Nebojsha Çoviq, jo vetëm se e zhvillon nëpër Serbi dhe ndër "refugjatët" kolonistë kriminelë serbomalazezë, por edhe nëpër qendrat e ndryshme ndërkombëtare të Evropës, të Amerikës dhe të Rusisë. Rasti më i ri i "marshrutës diplomatike" të tij, ishte edhe vizita e tij, bërë Parisit, më 24 qershor 2002. Në këtë "stacion destinues" të këtij metropoli evropian, i njohur për nga stadi i lashtë tradicional i kulturës, i demokracisë dhe i qytetërimit, Çoviqi në rolin e përfaqësuesit të Qeverisë së Beogradit, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët, me temë: "Jugu i Ballkanit në kontekstin e dialogut të ri të integrimeve në Evropë". Edhe në këtë "takim rasti", Nebojsha Çoviqi, nuk harroi, që t'i apostrofojë shqiptarët në kontekstin negativ politik, duke i akuzuar për "ekstremizëm" dhe për "pretendime" të krijimit të një "Shqipërie të Madhe"(!) 

Drafti i "Shqipërisë së Madhe" sipas interpetimit të  tezave raciste tradicionale të paranojës kolektive serbe

Tiradat patetike të nacionalromantizmit primitiv serbomadh, edhe sot(pas rënies së regjimit fashistoid policor të Slobodan Milosheviqit), në prologun e shekullit XXI, janë të pranishme në mënyrë të theksuar, edhe te gjeneratat më të reja të popullit serb në Ballkan. Sikurse edhe gjeneratat e mëparshme të tyre " stërgjyshore ", edhe këto ushqehen dhe jetojnë me të njëjtin " mëny " të mitologjisë dhe të barbarizmave të tyre, të cilat ndër shekuj i kanë kultivuar në traditën e tyre nacionaliste, historike, politike dhe gjeografike, në kurriz të shqiptarëve dhe të tokave të tyre etnike. Për të gjitha " fatkeqësitë " e tyre gjatë fërkimeve historike me popujt e tjerë fqinj, e posaçërisht me shqiptarët, " shkaqet " dhe " pasojat " i kanë kërkuar dhe, prapë, edhe sot, i kërkojnë në " Shqipërinë e Madhe ", që në të vërtetë është " produkt " dhe sajesë origjinale e tezave raciste tradicionale të paranojës kolektive serbe, e jo as e historiografisë, as e politikës së deritashme shqiptare. Ky koncept i trilluar dhe i këmbyer me konceptin e Serbisë së Madhe , që nga formimi i vetëdijes kombëtare dhe shtetërore, nuk figuron në psikologjinë politike, filozofike, as kombëtare të popullit shqiptar.

Ia vlen të theksojmë se, si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë, nocioni " Shqipëri e Madhe ", nuk është kurrfarë " foshnje " shqiptare, por si politikisht, ashtu edhe historikisht (sipas tezave spekuluese mitologjike, të sofistikuara dhe nacionalshovinizmit të paprekur serb), është " mburoja " më e sigurt shekullore e konceptit Serbia e Madhe . Këtë "mal du siecle " "Velika Srbija " të paranojës kolektive serbe antishqiptare, në mënyrën më të argumentuar shkencore dhe politike, e provojnë projketet dhe plaprogramet hegjemoniste serbomëdha, duke filluar që nga Ilia Garashanini me " Naçertanien " famëkeqe të vitit 1844, (Vuk Karaxhiqi,Jovan Cvijiqi, Vasa Qubriloviqi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi etj.) e deri te " Memorandumi " i vitit 1986, sajesë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë. Ndërkaq, në asnjë periudhë të histofriografisë kombëtare shqiptare, as të politikës shtetërore shqiptare, nuk figuron asnjë projekt identik ose i barasvlershëm me " temën " ekspansioniste sikurse Serbia e Madhe.

Për ta fuqizuar edhe më në frymën e argumentuar shkencore, " mbijetesën " ekzistenciale shekullore të Serbisë së madhe, po i citojmë disa nga titujt themeltarë të programeve nacionalshoviniste dhe imperialiste të kryeautorëve dhe të kryeideologëve intelektual politikë e shkencorë serbomëdhenj.

Sipas paradigmave thelbësore të " mesazhit " historiko-politik ekspansionist të " Naçertanisë " së Ilia Garashaninit, del se, Serbia, duhej të luante rolin e " Pijemontit të sllavëve të Ballkanit ", natyrisht në disfavor të territorit etnik shqiptar në Ballkan. Mëpastaj, sipas paragjykimeve politikopatologjike antishqiptare të etnogjeografit, Jovan Cvijiq, vendimet e Kongresit të Berlinit (1878), Serbinë " e kishin margjinalizuar " në kuptimin territorial dhe gjeopolitik, saqë etnlogu çetnik " Jova ", ironinë e tij politike dhe " dhimbjen " e tij patriotike nihiliste ndaj " padrejtësisë ", të bërë në " kurriz " të serbëve dhe Serbisë, e shpreh në këtë sintagmë revoltuese dhe të papajtueshme me vendimet e Kongresit të theksuar ndërkombëtar : " Serbia është vend i pushtuar ", e " serbët popull i burgosur "(citat i cituar nga trajtesa shkencore e akademikut shqiptar Zef Mirdita, e paraqitur në Tubimin shkencor ndërkombëtar me temë : "Evropa Juglindore 1918-1995 ", Zagreb, botim elektronik,f.1). Ndërkaq, historia politike ndërkombëtare flet ndryshe, fatkeqësisht vendimet e Kongresit të Berlinit (1878), janë embrioni i së keqës dhe i shantazhimit të interesave politike, kombëtare e territoriale të Shqipërisë Etnike,sepse më se gjysma e territoreve dhe e popullsisë së saj, si pasojë e vendimeve të njëanshme të theksuara, de facto dhe de jure i " dhurohen " Malit të Zi dhe Serbisë së " cunguar " dhe " popullit të ndaluar " serb.

Mirëpo, Jovan Cvijiqi këtë " dhuartë " të OttoV. Bizmarkut dhe të mbështetësve të tij sllavë dhe prosllavë në " konton aktive " të zgjerimit të territorit serb të Pashallukët të Beogradit, e ka cilësuar si " hiqgjë ", edhe pse kjo Serbisë i cedoi : " Kurshumlinë, Leskovcin, Vranjën, Bllacën, Pirotin, Prokuplen dhe Nishin "(Po aty, f.2). Menjëherë, pas ankesimit dhe të pacifikimit të këtyre territoreve etnike shqiptare, Serbia zuri të aplikojë strategjinë dhe taktikën e terrorit gjenocid shtetër serbomadh kundër popullatës shqiptare, duke e detyruar atë, që të braktisë vatrat e tyre stërgjyshore dhe tërë pasurinë e patundshme, e të vendoset nëpër territoret e tjera të Shqipërisë etnike, duke filluar prej Kosovës deri në Dibër, Lumë e Malësi të Mbishkodrës. Sipas konstatimit aksiomatik të Z.Mirditës, pikërisht " kjo është etapa e parë e spastrimit sistemtik etnik të shqiptarëve myslimanë nga ana e Serbisë në vitin 1878. Si rrjedhim i vendimeve të Kongresit të Berlinit 1878, Serbia fitoi pavarësinë dhe zgjerimin territorial në Jug. "(Po aty, f.2). Me këtë rast, Serbia parkitkisht bëri aneksimin dhe kolonizimin e disa pjesëve të territorit të Shqipërisë Etnike, e jo siç i " justifikon " në mënyrë tendencioze dhe të njëanshme kuazipolitika dhe kuazishkenca historiografike serbomadhe,se këto kanë qenë " vazhdimësi territoriale të hinterlandit " serb " Juzhna Srbija ".Kjo është gënjeshtër e kulluar e politikës kishtare dhe e historiografisë falsifikatore serbe, e " lansuar " nga historianët, si Vladan Stranajkoviq, Dimitrije Bogdanoviq, Vasa Qubrilloviq, MIlorad Ekmeçiq…, etj., diplomatët Jovan Rakiq,Slobodan Jovanoviq, Vladan Gjorgjeviq,Ivan Andriq…etj.

Në vistrën e argumenteve të tjera shkencore, që e mbështesin ideologjinë, zhvillimin " evolutiv " dhe kurorëzimin e veprës " kolosale " me përmbajtje antishqiptare, antikroate dhe antimuslimane boshnjake, " Naçertania " të Ilia Garashaninit, janë edhe " anekset " suplementare të saj hegjemoniste të akademikut serb Vasa Qubrilloviqit dhe të nobelistit serb Ivo Andriqit të viteve 1937 dhe 1939. Të dy Projeketet e këtyre " baballarëve " të elitës intelektuale shkencore serbe, emërues të përbashkët kanë shfarosjen, asimilin dhe dëbimin e shqiptarëve nga vatrat e tyre të Shqipërisë Etnike, si dhe grabitjen me agresion dhe me terror gjenocid të territoreve të saj. Për realizimin e kësaj politike strategjike të kolonializmit serb ndaj qenies shqiptare, Qeveria serbe (edhe si principatë, edhe si mbretëri edhe si jombretëri, edhe si socialiste komuniste,e së fundi edhe si fashiste çetnike, e personifikuar nga milosheviqët, koshtuniqët, gjingjiqët, sheshelët dhe çoviqët), ka shpenzuar mjete të mëdha financiare për të ndryshuar në thelb strukturën etnike të popullsisë shqiptare, si dhe për të jetërsuar territorin indigjen të Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, me gjithë konvertimin (sipas Zef Mirditës, " në vitin 1913, vetëm në rrethinën e Gjakovës , Serbia dhe Mali i Zi me dhunë dhe me terror shtetëror, i kanë konvertuar rreth 12000 shqiptarë katolikë në ortodoksë serbë e malazezë ") dhe " herrjen " e një numri të konsiderueshëm popullsisë shqiptare, dhe me rrudhjen e territorit të saj, nuk ia ka arritur qëllimit, që t'i zhdukë përgjithmonë nga vatrat e tyre arbërore. 

Koherenca e sindromit imperialist sllav e "Serbisë së Madhe" në Ballkan

Është më se e domosdoshme, që " piemontin e vogël " të amalgamës sllobiste-shesheliste, Nebojsha Qoviqin, ta përkujtojmë se,ne shqiptarët gjatë gjithë historisë së derisotme kombëtare e shtetërore, nuk kemi hartuar,nuk kemi planifikuar dhe nuk kemi aplikuar në praktikë, as nuk kemi njohur,as nuk njohim kurrfarë tezash, konceptesh a programesh nacionalshoviniste hegjemoniste nën "ambrellën" "Shqipëria e Madhe". Në asnjë dokument shqiptar qoftë me karakter letrar, politik, diplomatik a ushtarak nuk figuron nocioni "Shqipëri e Madhe".

Këtë konstatim timin e ka vërtetuar vitin e kaluar(2001) edhe Grupi Ndërkombëtar për zgjidhjen e krizave me seli në Belgjikë dhe Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Kosovën, ku në asnjë raport a analizë dokumentare të ekspertëve të tyre lidhur me krizën shqiptare-serbe në Ballkan, nuk është vlerësuar, se ekziston ndonjë "projekt a program" nacionalist, i njohur me emrin "Shqipëria e Madhe". Gjithashtu, edhe rezolutat për Kosovën, të miratuara në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të NATO-s, të Bashkimit Evropian dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëounim Evropian në asnjë rresht dhe në asnjë paragraf të tyre nuk figuron nocioni "Shqipëria e Madhe". Ndërkaq, kur është fjala për nacionalizmin, spastrimet etnike, gjenocidin, agresionin serb, të gjitha këto "produkte" të Serbisë së Madhe, të drejtuar dhjetë vjet nga Slobodan Milosheviqi (kryetar i Serbisë dhe i së ashtuquajturës RFJ, 1989-2000), i gjejmë pothuajse në të gjitha dokumnetet zyrtare të organizatave të theksuara ndërkombëtare. Si rrjedhim, Serbia edhe është denoncuar me sanksione ekonomike, të miratura nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe është bombarduar nga aviacioni ushtarak i Aleancës Veriatlantike (NATO), për shkak të kryerjes së gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë nga Serbia militariste, gjatë viteve 1998-1999. Mirëpo, përkundër këtij fakti, Serbia edhe pas bombardimeve të NATO-s, nuk kuptimin ushtarak, edhe më tej ka ngelur "superfuqi" e rrezikshme për popujt e Ballkanit.

Gjithashtu, është me rëndësi të vëmë në dukje faktin se, tri agresionet pushtuese gjenocidi të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, të drejtuara direkt nga kryeari serb, Slobodan Milosheviq, janë zhvilluar dhe kanë pasur për pasojë idetë hegjemoniste serbomëdha të Projektit të Serbisë së Madhe, e jo konceptin ideologjik të "Shqipërisë së Madhe", të sajuar nga propaganda e politikës subversive luftarake serbe, me qëllim që shqiptarët, edhe më tej, t'i mbajnë nën çizmen e hekurt koloniale sllave, me ndihmën e altaëve të tyre të dikurshëm të Luftës së Parë Botërore(1914), si dhe në përpjekjen e gjetjes së aleatëve të rinj të bashkësisë ndërkombëtare. 

Sa më sipër, edhe propaganda e luftës speciale të fohtë dhe të "nxehtë" e Serbisë së "demokratizuar" brenda dyvjetshit të fundmë (2000-2002), të drejtuar nga Vojislav Koshtunica ( kryetar i "RFJ"-së), ka pësuar metamorfozë vetëm në veprime të nuancuara politike, sepse kur është fjala për Kosovën dhe për shqiptarët, në esencë plotësisht ka ngelur e pandryshuar nën "vellon" e shtresëzuar të nacionalizmit të Serbisë së Madhe, të "pijemontit" të saj të dështuar Slobodan Milosheviq.

Për të avancuar, përkatësisht për ta mbajtur gjallë në jetën e përditshme frymën e ideologjisë serbomadhe, (natyrisht nën maskën e demokracisë së rreme)Nebojsha Çoviqi si "pacifist i dëshmuar" dhe "mik i ngushtë" i UNMIK-ut, ia arriti që sipas "recetës" së propagandës antishqiptare "demokratike" të pushtetit shtetëror të Beogradit, të drejtuar nga Vojislav Koshtunica dhe Zoran Gjingjiqi (ky i fundit, "jaran i ngushtë" i ish-kryeministrit Ilir Meta, i cili një takim pune me kryeministrat dhe ministrant e jashtëm të vendeve ballkanike në Athinë, ia "shtrëngoi" dorën e miqësisë premierit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Zoran Gjingjiqit, duke e siguruar se në Ballkan "nuk ekziston çështje e pazgjidhur shqiptare". Natyrisht, këtë deklaratë të "peshuar" politike të kryeministrit shqiptar, Zoran Gjingjiqi, me t'u arritur në Beograd, para masmediave dhe ministrave të Qeverisë së tij, e çmoi lart, duke pohuar se deri në momentin e takimit me Iliri Metën, ai nuk kishte pasur njohuri të atillë pozitive për "çështjen shqiptare" në Ballkan), që të "zbutë" potencën e diplomacisë ushtarake e paqësore të KFOR-it+UNMIK-ut, të udhëheqësve të tyre në krye me Hans Hekerup, me të cilin arriti Marrëveshjen për revidimin e Zonës së sigurisë tokësore-kufitare me Kosovën, hartimin e Kornizës kushtetuese të Kosovës(me ç'rast krijoi parakushte të volitshme për inflitrimin e agjentëve të ndryshëm dhe për zhvillimin e propagandës zyratre të Beogradit për të dirigjuar bashkërendimin e aktiviteteve të ndryshme subversive politike me Këshillin Nacional Serb të Graçanicës, të Patrikanës së Pejës, të Manastirit të Deçanit dhe të bandave kriminele paramilitare"rojave të urës së Ibrit", të komanduara drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga "kuvendari" i njohur i Kuvendit multietnik të Kosovës, Oliver Ivanoviq kundër interesave jetike të shqiptarëve në Kosovë, veçanërisht në Mitrovicë. Në anën tjetër, Çoviq u tregua dinak sikurse "skilja" e Makiavelit në mbrojtjen e interesit nacionalist serb, sepse edhe faktorin e brishtë politik shqiptar, të kufizuar dhe të diktuar nga Këshilli i Administratës së Përkohshme të Kosovës, gjatë mandatit të Bernard Kushnerit dhe të Hans Hekerupit, e "përvetësoi" në stilin " From Top Diplomacy to Cosmopolitan Policy"(!)


Si pasojë e një manipulimi të këtillë me " politikën mikste " paqësore të UNMIK-ut dhe të subjketeve të caktuara shqiptare gjatë periudhës së theksuar, Nebojsha Çoviqi pa kurrfarë rezistence politike, rihapi "shtigje të reja politike" për riaktualizimin e të drejtave të kthimit të "refugjatëve" kriminelë serbomalazezë në Kosovë, si dhe për kooptimin e tyre në organet dhe në institucionet politike të Kuvendit dhe të Qeverisë multietnike të Kosovës. Duke u mbështetur në strategjinë e një suksesi të këtillë politik afatgjatë, Nebojsha Çoviqi me "valixhen diplomatike", të trashëguar nga kryetari i tij i dikurshëm, Slobodan Milosheviq, disa herë vizitoi edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Vashingtonin, duke iu "dhuruar" dhe shpjeguar "tete-a-tete" zyrtarëve më të lartë programet e tij afatgjata për zgjidhjen e "problemit të refugjatëve" serbomalazezë, përkatësisht për rikthimin e tyre për të rikolonizuar dhe terrorizuar prapë Kosovën në frymën e ideologëve, të kreatorëve dhe të zbatuesve të Projektit Serbia e Madhe. Natyrisht, duke "e justifikuar" dhe "argumentuar" me "Shqipërinë e Madhe", të cilën Kisha Ortodkose Serbe dhe politika zyrtare serbe në vazhdimësinë historike shekullore, e propagandojnë në të gjitha anët e botës, duke e përdorur si armën më të fuqishme të politikës së tyre nacionaliste, për t'i mbrojtur interesat vitale të Serbisë së Madhe. Në këtë mënyrë, qarqet kishtare politike serbe, ia arrijnë dy qëllimeve kryesore: a) Mbajtjen gjallë me çdo kusht dhe mobilizimin permanent të ndjenjave nacionaliste serbomëdha në mbrojtjen dhe çuarjen përpara të konceptit ideor të Serbisë së Madhe dhe b) Krijimin e dyshimit, të dilemave dhe të konfuzionit në qendrat e vendosjes së politkës së lartë botërore lidhur me kontestimin e të drejtave historike, politike e kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Pikërisht në këtë kontekst, duke i ndërruar tezat në favor të "Naçertanisë" së Ilia Garashaninit, përkatësisht të Serbisë së Madhe, Nebojsha Çoviqi në "Tryezën e rrubullakët lidhur me zhvillimin e dialogut rajonal në frymën e interegimeve evropiane"(Paris, më 24 qershor 2002), pa kurrfarë turpi, në stilin euforik mazohist-nacionalist çetnik-serb të Sheshelit dhe të Drashkoviqit, pohoi:" Se në hapësirat e ish-Jugosllavisë janë margjinalizuar ekstremizmi dhe idetë për krijimin e shteteve të mëdha etnike, me përjashtim në Kosovë e Metohi". Në fjalinë e fundit të kësaj deklarate të "me ngjyrë të zezë demokratike", Çoviqi në mënyrë të tërthortë i kritikon shqiptarët për "ekstremizëm" dhe për "ide" të krijimit të një "Shqipërie të Madhe".

Si dikur edhe sot, këto akuza dhe anatema politike të kolonialistëve serbë, janë të paqëndrueshme dhe të papranueshme si historikisht, ashtu edhe politikisht, sepse, siç theksuam më sipër, shqiptarët asnjëherë në hitorinë e tyre, nuk kanë krijuar parti as lëvizje politike ekstremiste, as ekspansioniste për të pushtuar toka dhe popuj të fqinjve të vet në Ballkan. Por, është e kundërta. Këtë e di  fare mirë edhe "paqëtuesi" hipokrit , Nebojsha Çoviq, por nuk guxon të pajtohet me një të vërtetë të hidhur historike mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, sepse që nga fëmijëra është i edukuar dhe i frymëzuar (nga pop qirat dhe nga pop siprat për t'i spastruar shqiptarët nga vatrat e tyre ilire) me virusin shekullor të nacionalizmit serbosllav. Atë çka e ka mësuar dhe "përvetësuar" në shkollë,në fakultet, në meshat e ndryshme liturgjike të politikës shoviniste të Kishës Ortodkse Serbe (për mohimin dhe denoncimin e të drejtave legjitime të faktorit shqiptar në trevat e tij etnike), është edhe i "detyruar", ta mbrojë (edhe pse në mënyrë të improvizuar dhe, pa kurrfarë baze të vlefshme historike a morale) praktikisht edhe para "popullit qiellor" dhe para "Zotit" të rremë dhe të manipuluar për qëllime politike grabitçare nga klerikët ortodoksë serbë me në krye peshkopin Artmemije Radosavleviq dhe Vladan Anastasijeviq, në dëm të ineterasave jetësore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Me theks të posaçëm ia vlen të përqëndrohemi në dy pjesët e tjera të kësaj deklarate. Së pari, Çoviq, nënvizon:"Duke mos ua mohuar të drejtën shqiptarëve, që të zgjidhin çështjen e vet nacionale, megjithatë kjo nuk mund të zgjidhet në llogari të serbëve." Ky konstatim është iracional dhe kontradiktor,sepse kush di të "lexojë" gramatikën politike "mes rreshtash", kjo do të thotë, nuk mund të ketë kurrfarë zgjidhje të problemit kombëtar shqiptar në Ballkan, para se të zgjidhet "problemi i pazgjidhur nacional serb në Ballkan"?! Domethënë sipas "vizionit të ri" të Çoviqit, në kuadrin e bashkëpunimit dhe të inegrimeve mbi bazën rajonale,duhet patjetër të ketë prioritet "zgjidhja e çështjes nacionale serbe" në rajon. Edhe pse ky "problem serb" as de facto, as de jure nuk ekziston në Ballkan, ngritja e tij në këtë çast ka për qëllim bllokimin dhe izolimin e çdo iniciative, e çdo përpjekje qoftë politike paqësore, qoftë diplomatike a ushtarake për ta "kompremetuar" dhe "neutralizuar" në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare qoftë edhe përkohësisht kërkesën historike, legjitime dhe legale për ribashkimin e shqiptarëve në shtetin e tyre të natyral etnik, të quajtur Shqipëria Etnike.

Së dyti, përpjekjet dhe luftën politike paqësore të shqiptarëve për rivitalizimin e identitetit kombëtar në një shtet të vetëm etnik natyror shqiptar në Ballkan, i kualifikon (në frymën dhe në kontinuitetin e politikës kolonialiste gjenocidale të Serbisë ndaj Shqipërisë Etnike) si "ekstermizëm të rrezikshëm anticivilizues dhe antievropian"(!?) "Argumenti" i vetëm i trillimit dhe i shpifjes së kësaj akuze antishqiptare i nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviqit, është "Projekti i Shqipërisë së Madhe", i cili sipas psikikës së tij të sëmurë nacionalshoviniste, qenka "duke u zhvilluar dhe duke u konsoliduar edhe në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë", domethënë të KFOR-it dhe të UNMIK-ut. Ky "argument" nuk ka kurrfarë peshe të realesë politike qoftë ndaj të drejtave legjitime dhe legale të palës shqiptare, qoftë ndaj veprimit dhe rolit paqësor të administrates ndërkombëtare të OKB-së në Kosovë, të drejtuar nga Mihael Shtajner, por në esencë, ky pasqyron koherencën e syndromit të tezave të vjetra dhe të reja raciste dhe imperialiste të Projektit Serbia e Madhe, por të shprehur në mënyrë të "zbutur" solipsistike të "racionalizmit politik dhe demokratik" të "Shqipërisë së Madhe", nusprodukt dhe prototip ky, origjinal i "kuzhinës" politike ndërkombëtare të Serbisë së Madhe, të cilin edhe Çoviqi sikurse dikur kryeminsitri i tij i Qeverisë serbe, Nikola Pashiqi, e përdorin si armën më të fuqishme ideologjike dhe propagandistike antishqiptare, me qëllim që të ruajnë vazhdimësinë historike të programit të politikës pushtuese kolonialiste të Serbisë së madhe.

Fatkeqësisht, një "devizë" e këtillë avanturiere e politikës gjenocidale kolonialiste serbe (e "atribuuar" shqiptarëve të kolonizuar dhe të shtypur nën sundimin shekullor serbosllav) në kurriz të shqiptarëve, të kroatëve dhe të myslimanëve boshnjakë, edhe në fillim të shekullit XXI, është "atraktive" dhe në "qarkullim" nëpër sportelet protokollare të "kancelarive" diplomatike evropiane dhe ndërkombëtare. Me gjithë faktin se, Serbia brenda dekadës së fundit të shekullit XX(1989-1999) ka kryer në mënyrë kolektive tri agresione luftarake gjenocidale në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë. Me të drejtë shtrohet pyetja, si mund të shpjegohet ky fenomen absurd dhe, vërtet antiqytetërues dhe antievropian, jashtë kohe, kur dihet se historikisht, Serbia e Madhe, ka qenë dhe ende është fara e zezë e shkaktimit të luftërave, të konflikteve të armatosura dhe të krizave të përhershme politike në Ballkan, qysh nga "viti 1807, kur serbët i kanë masakruar turqit në Beograd e deri më sot. Karakteristikë e përgjithshme e politikës serbe në dy shekujt e fundit, është urrjetja ndaj popujve dhe religjioneve të tjera dhe, obsesioni permanent i pretendimeve territoriale ndaj popujve dhe vendeve fqinje.

Është një numër i vogël i atyre vendeve në Evropë, që prej vitit 1875 e deri më sot, kanë shkaktuar aq shumë luftëra, duke shfaqur agresivitet aq të madh imperialist, ku si rrjedhim, që nga Kryengritja e parë serbe 1804 deri në vitin 1991, në mënyrë të shumfishtë e kanë shtuar territorin e tyre nacional."( Dr.sci.Dragutin Pavliçeviq, "Evropa Juglindore dhe Ballkani në kufirin e botëve",botim eletronik, Zagreb, 1995, f.1). Në favor të këtij konkluzioni të dr. Pavliçeviqit, shprehet , po ashtu në mënyrë të dokumentuar shkencore edhe prof.dr. Xhenana Efendiq-Semiz, duke pohuar se: "Është rast i rrallë në botë, që në 150 vjetët e fundit, një popull, sikurse populli serb, ta ketë zgjeruar territorin e tij shtetëror, duke i përzënë jashtë tij popujt e tjerë joserbë. Është interesant të theksohet se, një sukses i këtillë i serbëve nuk bazohet në fitore të luftërave, por në tryezat negociuese, kundrejt aleatëve të tyre të luftës. Serbia e ngushtë, që përfshinte vetëm Pashallëkun e Beogradit, pas luftërave ballkanike 1912 dhe 1913, terriorialisht zu të shtrihet në Kosovë,në Sanxhak dhe në të ashtuquajturën Maqedoni jugosllave.

Gjatë luftës së parë ballkanike forcat ushtarake serbe(paralelisht, kurrë mos të harrojmë edhe hordhitë ushtarake malazeze-MH) kanë kryer krime gjenocidi mbi shqiptarët, boshnjakët dhe maqedonët. Kanë djegur vendbanime të tëra, duke vrarë popullatën civile në mënyrën më primitive(sikurse në dhjetvjeçarin e fundit të shekullit XX mbi boshnjakët në Bosnjë, mbi kroatët në Kroaci dhe mbi shqiptarët në Kosovë. Madje,duke i vrarë, duke i djegur kufomat, duke i maskakruar dhe duke i dëbuar jashtë vendit të tyre, në numër edhe më drastik, sesa në luftërat e mëparshme barbarike serbomalazeze-MH) , me thika, me sopata dhe me tokmakë druri.Krime të këtilla nuk janë kryer as në Evropë gjatë dyndjes së popujve. Shpërngulja me dhunë e popullatës joserbe ka vazhduar edhe pas vendosjes së pushtetit serb, që ka pasur për pasojë ekzodin masiv, i cili ka kushtëzuar ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë dhe zbatimin e kolonizimit serb në pasuritë e grabitura të popujve të përndjekur joserbë."(prof.Dr.Xhenana E.Semiz, "Reforma agrare dhe kolonizimi serb 1918", botim elektronik, Zagreb,1995,f.1).

Këto të dhëna, të argumentuara mbi bazën historiko-politike nga ana e shekncëtarëve të theksuar shqiptarë, kroatë dhe boshnjakë, më së miri pasqyrojnë para bote të vërtetën historike të krimeve gjenocidale të Serbisë së Madhe ndaj popujve dhe ndaj vendeve fqinje të saj (Kroacia, Bosnja, Shqipëria Etnike). Në rastin konkret, e pyesim "dhelprën" dhe "luanin" e Makiavelit, bashkëmendimtarin dhe bashkëluftëtarin e Sheshelit dhe të Sllobës, Nebojsha Çoviqin, populli shqiptar i Shqipërisë Etnike, përkatësisht i "Shqipërisë Madhe", siç e quan ti dhe politika fashistoide çetnike dhe kuazishkenca e historiografisë falsifikatore serbe shekullore , i paskësha kryer të gjitha këto vepra antinjerëzore dhe anticivilizuese( ekzod, deportime, spastrim etnik, gjenocid, vrasje,djegie të popullatës civile të pafajshme kroate, boshnjake dhe shqiptare gjatë fazave të ndryshme të historisë së marrëdhënieve ndërshtetërore ballkanike) për të zgjeruar territorin e Serbisë në llogari të popujve dhe vendeve të theksuara fqinje joserebe?

JO! Të gjitha këto akte të shëmtuara të botës së qytetëruar, nuk janë fryt i një Shqipërie as "të madhe",as "të vogël", por "pjellë" e përherhshme politike-kishtare (sipas "amanetit" të pavdekshëm të "Naçertanisë" së Ilia Garashaninit) e bandave vrastare kriminele barbare të Serbisë së Madhe ndër shekuj. Prandaj, z. Nebojsha Çoviq, sado të shtireni e të maskoheni nën sajesën e juaj politiko-propagandistike "Shqipëria e Madhe", kjo nuk është kurrfarë argumenti i mjaftueshëm as valid as para historisë, as para politikës ndërkombëtare, që përmes saj ta denonconi kërkesën e drejtë dhe të pamohueshme, mbi asnjë bazë të popullit shqiptar për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të sundimit kolonial serb, duke u orvatur që përmes kësaj akuze idologjiko-politike e propagandistike serbomadhe, në vazhdimësi, t'i murkulloni krimet e juaja gjenocidale serbomalazeze si para opinioinit të juaj të brendshëm, edhe para atij ndërkombëtar.

Mirëpo, edhe këtë "adut" demogagjik të politikës koloniale serbe, së fundi, e "shqelmuat" edhe ju vet(si rrjedhim i luftës së kastave të ndryshme politike serbe për pushtet dhe, i trysnisë së bashkëpunimit të detyrueshëm me Tribunalin e Hagës për krimet e kryera në hapësirat e ish-Jugaosllavisë) në mënyrë të "vullnetshme", duke i zbuluar disa varreza masive të shqiptarëve në rrethinën e Beogradit. Mirëfilli, edhe "importimi" i këtyre viktimave shqiptare nga Kosova në Serbi, si pasojë e gjenocidit të kryer serb mbi to, provon se këto janë çmimi i shtrenjtë dhe absurd i Projektit të Serbisë së Madhe, e jo i kurrfarë "Shqipërie të Madhe", të shpifur dhe të trilluar nga politika e Kishës Ortodokse Serbe.  -Çoviqët, duhet ta kenë qartë se me recidiva dhe me relikte të këtilla të barbarizmave sllave nuk mund të përfitohet bota e qytetëruar, e as të arrihet kurrfarë pajtimi nacional mes shqiptarëve dhe serbëve, sepse shqiptarët nuk pranojnë asgjë të huajën.

Për më tepër, kurrë më nuk do të pranojnë, që t'i ndajnë shtëpitë dhe territorin e tyre etnik me kolonistët kriminelë serbomalazezë.Nuk mund të ketë afrim, as kurrfarë pajtimi mbi këtë bazë ngaqë serbët dhe malazezët "gabimisht" kanë uzurpuar dhe pushtuar 50% të truallit etnik shqiptar. Edhe sipas konventave ndërkombëtare, okupatori serbomalazez nuk ka kurrfarë të drejte, që edhe më tej ta gëzojë dhe ta ushtrojë sovranitetin e vet administrativo-juridik mbi tërësinë territoriale të Shqipërisë Etnike, sepe kjo e drejtë territoriale dhe shtetërore i përket vetëm popullit indigjen shqiptar të saj, e askujt tjetër. I pëlqeu kjo Nebojsha Çoviqit apo jo, ne me kurrfarë çmimi nuk e kemi ndërmend që të heqim dorë nga "tapia" dhe nga  e drejta jonë historike mbi tokat tona të kolonizuara të Shqipërisë Etnike. Kjo ekziston si e tillë, dhe duhet patjetër të çlirohet nga fundërrinat e deritashme të sistemit kolonialist serbosllav.

Prandaj, Nebojsha Çoviq  së bashku me elitën raciste serbe, "kanë të drejtë", që Shqipërinë Etnike, ta cilësojnë si "Shqipëri e Madhe", arsyeja është e qartë dhe shumë e thjeshtë, sepse me pavarësimin e Shqipërisë Etnike aty për aty i vihet "guri i varrit" Serbisë së madhe kolonialite në Ballkan.

 Mirëpo, kësisoj, do të vinte në shprehje mbizotërimi i drejtësisë mbi politikën pushtuese kolonialiste sllave në Ballkan. Realisht, me rikthimin e territoreve dhe shqiptarëve të kolonizuar Shqipërisë Etnike, do të zgjidhej përfundimisht problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, me ç'rast në afat të gjatë, do të mënjanohej shpërthimi i "fuçisë së baurtit" made in "Velika Srbija".

Mirëpo, si deklrata e theksuar e Nebojsha Çoviqit, ashtu dhe kjo e analistit malazez ("me prirje liberale ", kur janë shqiptarët në pyetje, prirjet e tij politike dhe nacionaliste nuk dallojnë as në nuanca nga pikëpamjet dhe qëndrimet politike fashiste, raciste dhe çetnike të Vojsillav Sheshelit). Këtë me vërtetësi e ka ilustruar edhe autori i shquar anglez, Neol Malcolm :"Whatever Israel Does TO The Palestinians, We Serbs Can Do To The Albanians"(citat i cituar në "Kosovo A Short History" nga Noel Malcolm, New York, 1999, f.4, hyrje). 

Konstanta politike e "mesazhit " të këtyre dy deklaratave, të shpehura në distancë të ndryshme të intervalit kohor (e para në vitin 1999, kurse e dyta më 24 qershor 2002), provon "sëmundjen shekullore" të logjikës paranoide të Serbisë së Madhe.

Sa më sipët, çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por jo edhe politika gjenocidale ekspansioniste serboçetnike ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve fqinj në Ballkan.Këtë, fatkeqësisht e ka vërtetuar edhe përvoja e hidhur e historisë së marrëdhënieve politike të Shqipërisë, të Kroacisë dhe të Bosnjës. E vlen të theksojmë se, ky fenomen është i pakapshëm edhe për të gjitha rendet e deritashme të bashkësisë njerëzore.

Për shkak të njohjes në në thelb dhe me kohë të kësaj sëmundje kronike-patologjike dhe, të pashërueshme të imperializmit serbosllav, Karl Marksi me të drejtë, e ka nxjerrë konkluzionin se "serbëve dhe sllavëve të tjerë të Jugut të Evropës, nuk duhet t'u njihet e drejta e vetëvendosjes dhe pavarësia politike, sepse tradicionalisht, dhe në mënyrë të përhershme, do të forconin Rusinë Cariste".(Shih: "National Self-Determination in Postcolonial Africa",1971,f.112).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat