Lamtumirë greminë e tradhtisë, mirëmengjes Kosovë e besënikërisë!

Kolumne

Lamtumirë greminë e tradhtisë, mirëmengjes Kosovë e besënikërisë!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:52
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Në shenjë nderimi të emrit dhe të veprës heroike, patritoike, kombëtare dhe atdhetare shqiptare të dëshmorëve të UÇK-së   Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe të Ahmet Krsniqi, që flijuan për Kosovën dhe për Shqipërinë Etnike. -Betimi i tyre nën flamurin e Skëndebeut dhe të UÇK-së ishte lufta e përbashkët, çlirimi dhe bashkmi i Kosovës me SHQIPËRINË ETNIKE.

 

                          

   *** Në pritje  të rivarrosjes së heroit të Kosovës, ILIR(HALIT) KONUSHEVCI  (që do bëhet më 27 Nëntor  2018 në Prishtinë nën patronatin e Kryeminstrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj), i cili jetën ia  fali  Kosovës dhe bashkimit të saj me SHQIPËRINË ETNIKE, por gjakun e tij, KOSOVA kurrë nuk do t’ia falë tradhtisë vrastare terroriste!

 -Kush e vrau drejtësinë në Shqipëri dhe në Kosovë? Pse qe 20 vjet nuk foli drejtësia as në Kosovë e as në Shqipëri? Pse,  nga kush dhe, për ç’arsye në Tropojën dhe në Tiranën e Shqipërisë demokratike u vranë barabrisht tre heronjtë e UÇK-së së Kosovës, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, më 9 maj 1998, si dhe Ahmet Krasniqi, më 21 shtator 1998? -Kur, edhe sa dekada, do të flasë DREJTËSIA e Shqipërisë për zbardhjen e këtyre  tri akteve monstruoze antinjerëzore, antihumane dhe antikombëtare shqptare?!

        

 -ILIR KONUSHEVCI, mirë se vjen  në Kosovën  e lirë , trime dhe besënike të Azem Bejtës, të Hasan Prishtinës, të Isa Boletinit, të Adem Demaçit dhe të Adem Jasharit  të Shqipërisë Etnike !

 

-Saktësisht, më 27 nëntor 2018, Ilir (Halit) Konushevci, me nderimet më të larta shtetërore të Repblikës së Kosovës nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, do të rivarroset në varrezat e dëshmorëve të kombit në Prishtinë.

 

-Po këtë vit,  më 9 maj 2018 u bënë 20 vjet qëkur Iliri dhe Hazir Malaj ranë dëshmorë në krye të detyrës nga plumbat e tradhtisë tinëzare dhe terrosite të pabesë proserbiane në fshatin Miliskaj të Tropojës. Mirëpo, qe dy dekada  vrasjen e tyre mizore e heshti Shqipëria londineze demokratike, duke mos zbardhur ligjërisht këtë atentat terrorist kundër këtyre dy pjesëtarëve, përkatësisht të këtyre dy heronjve të UÇK-së, të  cilët së bashku krah për krah  flijuan jetët e tyre për lirinë, për pavarësinë  dhe për bashkimin e Kosovës me SHQIPËRINË ETNIKE.

Edhe sot, pas 20 vjetësh, dhembja jonë ka ngelur plagë e rëndë, e hapur dhe  e pashërueshme në mendjet dhe në zemrat tona, sepse kurrënjëherë nuk kemi ëndërruar e as nuk kemi besuar, që do të vijë një ditë, kur birin tonë të shtrenjtë-dëshmorin e  UÇK-së  dhe heroin e Kosovës, ta zhvarrosim nga varrezat e Tiranës. Ky akt i papritur dhe i paimagjinuar shtoi edhe më shumë dhembjen tonë të madhe 20-vjeçare, sepse kjo rivarrosje në Prishtinë, thjesht është e imponuar nga PADREJTËSIA E SISTEMIT TË DREJTËSISË  SË SHTETIT TË SHQIPËRISË ngase për 20 vjet rresht nuk bëri asgjë për të ndriçuar  vrasjen makabër të Ilir Konushevcit dhe të Dr. Hazir Malës (9 maj 1998).

Kjo padrejtësi shtetërore ndaj këtyre dy heronjve të Kosovës pati për pasojë zhvarrosjen e Ilir Konushevcit dhe të Ahmet Krasniqit nga varrezat e Tiranës. Kjo është përgjigja  e drejtpërdrejtë PADREJTËSISË së Shqipërisë ( e cila, derisa të mos i zbardhë këto krime terroriste, do të jetë nën hijen e hipotekës së përgjegjësisë së drejtpërdrejtë për vrasjen e tyre qoftë sipas  ligjeve të brendshme, qoftë sipas atyre evropiane e ndërkombëtare humanitare),  që vrau për së dyti Ilir Konushevcin, Dr. Hazir Malën dhe Ahmet Krasniqin ngase  institucionet dhe  gjykatat me kompetencë të Shqipërisë  nuk vepruan në përputhje me ligjet e brendshme, me Kushtetutën  dhe me ligjet evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sepse  për 20 vjet rresht (1998-2018) kriminelët terroristë, organizatorët, shtytësit dhe urdhëruesit e tyre, deri më sot, ende  nuk  nuk i nxorën në bangën e zezë , që  t’u  jepnin dënimin e merituar sipas veprës së kryer penale. Kjo është PADREJTËSIA e pajustifikueshme dhe TURPI turpi më i madh i institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë, e cila po do të hyjë në BE, por  pa i zbardhur dhe pa i dënuar krimet e terrorizmit të brendshëm sikurse që janë rastet e vrasjes së heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi (1998).

 

Edhe pse DREJTËSIA E SHQIPËRISË nuk “foli” qe  2 dekada të plota, kjo nuk do të thotë se bijtë e popullit  tonë liridashës-heronjtë e Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, do të harrohen si  “gjakhumbur”, sepse masakrimi dhe ekzekutimi i tyre atavist barbarik proserbian  nga mafia politike terroriste indidviduale dhe  nga “dora e padukshme”  e terrorizmit shtetëror, nuk do të amnisitohen  nga tradhtia, sepse  ata janë gjaku ynë, të cilin Kosova nuk do ta falë kurrë. Kjo është e vërtet si dielli se Iliri  së bashku me Hazirin jetën e tyre ia falën lirisë së Kosovës, porGJAKUN E TYRE, KOSOVA KURRË NUK DO T’IA  FALË TRADHTISË as sot, as nesër e as kurrë, por do të kërkojë ndëshkimin e tyre  sipas “meritës”, duke përdorur të gjitha mjetet juridike ligjore, ashtu sikurse kundër çetnikëve barbarë fashistë të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, qëe dogjën Kosovën dhe vranë mbi 12 mijë shqiptarë: foshnja, fëmijë, të  rinj dhe pelq e gra. (1989-1999).

-Ilir, biri ynë i shtrenjtë dhe  i pavdekshëm, që  në lulën e rinisë, jetën ia fale lirisë së Kosovës dhe bashkimit  të saj me Shqipërinë Etnike, edhe sot, edhe nesër dhe, përjetësisht, do të jetosh në FAQET E BARDHA TË HISTORISË DHE TË KOMBIT TË SHQIPËRISË SË BASHKUAR  ETNIKE, në kujtimet dhe në zemrat tona dhe të të gjithë brezave të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

-Ilir, biri ynë  i dashur, MIRË SE VJEN NË KOSOVËN  komandantit legjendar-heroit Adem Jashari,  më 27 Nëntor 2018, ku e gjithë familja jote dhe bashkëluftëtarët t’u UÇK-së, miq e dashamirë të njohur dhe të panjohur dhe, i gjithë populli liridashës  i KOSOVËS KRESHNIKE po të presin me kurora lulesh të kuqe të lirisë, të mbledhur tok në Prishtinë-në vendlindjen tënde të dashur dardane,  që për herën e fundit të përshëndeten me TY për në paqen e përhershme.

-Ilir, BIR i madh i KOSOVËS, i lehtë të qoftë dheu i SHQIPËRISË ETNIKE, që ia fale jetën së bashku me villain tënd të pushkës, të penës e të humanizimit, Dr. Hazir Malaj,  duke rënë heroikisht nën flamurin e UÇK-së për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, si dy flakadanë, që kurrë nuk do të shuheni sa të ketë shqiptarë në KOSOVË  dhe në SHQIPËRINË E BASHKUAR ETNIKE.

 

 

-Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, ju jeni krenaria dhe lavdia  e përjetshme e kombit shqiptar dhe e Kosovës, i lehtë u qoftë dheu i Shqipërisë Etnike.

-Poshtë tradhtia dhe pabesia! Rroftë Kombi  Shqiptar i Bashkuar  dhe Shqipëria  Etnike  për bashkimin e së cilës luftuan dhe u therorizuan heroikisht  ILIRI, HAZIRI DHE AHMETI!

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat