KEDS: Furnizimi me energji elektrike po bëhet pa reduktime

Kosova

KEDS: Furnizimi me energji elektrike po bëhet pa reduktime

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:04
Ilustrim

KEDS informon opinionin se nuk po aplikohen reduktime në asnjë pjesë të Kosovës.

“Disa media vazhdojnë të keqinformojnë opinionin se ka reduktime. Kjo nuk është e vërtetë”, thuhet në reagimin e KEDS-it.

KEDS  sqaron se “Ndaljet e herëpashershme të energjisë bëhen për shkak të intervenimeve të domosdoshme në rrjet për të sanuar problemet teknike. Këto probleme teknike ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara, e aq më tepër te ne ku rrjeti është shume i vjetër”.

KEDS thekson se ka angazhuar ekipe shtesë për të siguruar që këto intervenime të domosdoshme të kryhen në afat sa më të shkurtër dhe që konsumatorët të afektohen sa më pak.

“Ne do të ju njoftojmë vazhdimisht për këto raste të intervenimeve të domosdoshme dhe kohëzgjatjen e tyre përmes mediave sociale. Me këtë rast jemi shumë mirënjohës për punën e kolegëve tanë të cilët po e bëjnë të pamundurën dhe duke punuar në kushte shumë të vështira atmosferike. (bashkangjitur gjeni vetëm disa foto sa për ilustrim)”, thotë KEDS. 

KEDS ka shtuar se Kosova këto ditë ka shënuar rekordin e konsumit të energjisë elektrike. “Pasiqe prodhimi vendor nuk arrin ta mbulojë tërë konsumin ne kemi blerë energji nga importi për të siguruar që të mos ketë reduktime. Vetëm gjatë muajit dhjetor ne kemi importuar rreth 90.000 M”, thuhet në reagimin e KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat