Aeroporti “Adem Jashari” për tre ditë do të ketë 230 vajtje-ardhje të aeroplanëve

Kosova

Aeroporti “Adem Jashari” për tre ditë do të ketë 230 vajtje-ardhje të aeroplanëve

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 11:28
Aeroporti “Adem Jashari”

Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”,  Driton Hyseni, ka njoftuar se deri më tani në aeroport deri më tani janë realizuar operimet e para, 4 shkuarje e dy arritje.

“Përkundër mjegullës së dendur rreth e rrotull Prishtinës këndej në aeroport sot jemi me shumë fat, shpresojmë të jemi edhe në ditët në vazhdim”, deklaron Hyseni në rrjetin social Facebook.

Më tej ai shtoi se “Dukshmëria është në nivelet që mundëson arritje e shkuarje të aeroplanëve në/nga aeroporti sipas planifikimeve tona”.

Ai njoftoi se gjatë dje janë shërbyer 5,000 udhëtarë, ndërsa sot, nesër dhe pasnesër priten edhe rreth 30,000 udhëtarë në mbi 230 vajtje/ardhje të aeroplanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat