Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, viziton Gjimnazin “Loyola”

Kosova

Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, viziton Gjimnazin “Loyola”

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:15
Gjeneral Cikaqi

Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, njëherësh zëvendëskomandant i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe kadetë të kësaj force ushtarake, ka vizituar sot shkollën tonë. Ai, u prit nga drejtori ekzekutiv, P. dr. Axel Bödefeld, i cili e falënderoi për vizitën e bërë dhe e uroi për mandatin e ri të FSK-së që e shndërron atë në forcë ushtarake. Gjeneral Cikaqi u shpreh i lumtur për praninë në mesin tonë dhe rezultatet e arritura deri më tani të „Loyola-Gymnasium“, për të theksuar nevojën që të rinjtë tanë të orientohen drejt shkollimit edhe në profilet e shkollimit ushtarak.

Më pas, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët  e tij dhe kadetët e FSK-së, ai mbajti një ligjëratë para maturantëve tanë, ku shpalosi historikun e krijimit dhe të fuqizimit të FSK-së, për të arritur deri te ndryshimet e fundit  të legjislacionit tonë, të cilat këtë forcë tashmë e avansojnë në forcë ushtarake.

Image

Gjeneral Cikaqi, i njoftoi maturantët me mundësitë që ata kanë për shkollimin e tyre të mëtejshëm, për t‘u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, në kuadër mundësive të shkollimit dhe përgatitjes profesionale që kjo forcë u ofron të rinjve tanë.

Kadetët e pranishëm kanë treguar para maturantëve tanë përvojat e deritanishme të shkollimit dhe motivet që i kanë shtyrë për t’u bërë pjesë e FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat