Anëtarja e VV-së, Shpend Ahmetit: Ciu, ciu Kadrija

Kosova

Anëtarja e VV-së, Shpend Ahmetit: Ciu, ciu Kadrija

Nga: A.Zh Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:17
Shpend Ahmeti, Kadri Veseli

Edhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlie Bala, ka reaguar pas publikimit të bisedave mes Dardan Molliqajt, Bilall Sherifit dhe Pal Lekajt, para seancës së djeshmem për buxhetin e Kosovës.

Në këto biseda, ndër të tjerash, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, të flasë sikur Kadri Veseli kur argumenton se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit.

Ai ka thënë se PSD duhet të japë argumentin e njëjtë që e ka thënë Veseli kur ka thënë se PSD e ka përjashtuar Listës Srpska nga vendimmarrja.

E Bala, duke komentuar këtë pjesë të bisedave, ka ironizuar me Shpend Ahmetin me fjalët: Ciu, ciu, Kadrija”.

Postimi i plotë i Balës:

Shpendi:

“Në qoftë se ka hapësirë e kisha shtuar edhe pjesën që po ta lenim buxhetin në leximin e parë në fatin e listës serbe, do të rrezikoheshin edhe taksa edhe veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë në Kosovë në muajt e fundit, diçka qeshtu..qysh tha Kadrija në takim veç PSD e ka përjashtu komplet listën serbe edhe për këtë ua kemi borxh”. Kurse, Molliqaj e pyet se çka kanë borxh.

Ciu ciu Kadrija

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat