Era e fortë e rrëzon bredhin edhe në Shtime

Kosova

Era e fortë e rrëzon bredhin edhe në Shtime

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:42
Bredhi i rrëzuar

Një stuhi e fortë ere dhe shiu ka përfshirë pjesë të ndryshme të Kosovës në orët e pasditës.

Stuhia që përfshiu Prishtinën rreth orës 16:00 ka shkaktuar dëme në objektin e Mensës së Studentëve.

Po ashtu, era e fortë e ka rrëzuar edhe bredhin e vendosur nga Komuna e Prishtinës në qendër të qytetit.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të Kallxo nga një qytetar, era e fortë e ka rrëzuar bredhin edhe në qytetin e Shtimes.

Kjo është foto nga bredhi i rrëzuar në Shtime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat