Dodë Gjergji: Popujt e Evropës të na shohin si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet

Kosova

Dodë Gjergji: Popujt e Evropës të na shohin si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 19:06

(E plotësuar) - Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji kërkoi nga popujt e Evropa që të kenë më shumë besim tek populli shqiptar dhe të mos ta shohin si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet.

Këtë mesazh Dodë Gjergji e dha në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ku sonte është mbajtur mesha solemne e Krishtlindjes.

Meshës i ka parapri programi i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës, të cilët dhanë një program festiv me recitale dhe këndime. 

Ipeshkvi Dodë Gjergji, duke bërë thirrje për një jetë në paqe, tregoi se Shën Pali në letrën e tij, thotë se Krishti është shpëtimtari jonë dhe do të na dhurojë të gjithëve jetën e pasosur.

Dodë Gjergji: Krishti është shpëtimtari jonë

“E çfarë duam ne në këtë tokë më shumë se sa të kemi paqe dhe të jetojmë në dashur me njëri-tjetrin. Dhe Shën Pali në letrën e tij, thotë Krishti është shpëtimtari jonë, ai do të na dhurojë të gjithëve jetën e pasosur. Dhe është mirë që në këtë natë të kremtojmë të gjithë së bashku, të pagëzuam dhe të papagëzuam, të huaj dhe të tanët, sepse kjo natë na bashkon të gjithëve si bijtë e një hyi, i cili më të vërtetë vjen me një thjeshtësi aq të madhe të një foshnje dhe me vajin e parë të fëmijës hynë në jetën tonë”, tha Ipsehkvi.  

Dodë Gjergji theksoi se Jezuesi i biri i Marisë, është Zoti ynë dhe shpëtimtari ynë, i cili do të na gjykojë me dashuri.

Dodë Gjergji: Për ne që jemi pagëzuar

“Për ne që jemi pagëzuar dhe besojmë, do të dëshirojmë të thellohemi më tej në fe, sepse ne shpresojmë, sepse besojmë se Jezusi është prisi, shpëtimtari. Ai pra është mësuesi ynë shpirtëror, shoqëruesi ynë besnik në udhën e jetës, shpëtimtari ynë, i cili na dhuron jetën e përtejme”, theksoi Dodë Gjergji.   

Ai theksoi se ne i besojmë dhe i shpalosim të gjitha fshehtësitë tonë Krishtit të lindur në Betelhem, duke ia besuar edhe jetën e vakjen, sepse ai na kupton, na beson dhe kurrë nuk na gjykon, i cili na mëson që të dialogojmë dhe të bisedojmë me njeri-tjetri.

“Sepse ne nuk duhet të kemi konflikte, por duhet të gjejmë rrugën e pajtimit, duhet të gjejmë fuqinë për të falur, duhet të gjejmë dashurinë për të përqafuar njëri-tjetrin me dashuri”, tha ai dhe tregoi se me lindjen e  Krishtit është hapur një dialog mes krijuesit dhe krijesës, për shpëtimin e Tokës dhe njerëzimit.

Ai pohoi se dialogu është parakusht i pajtimit dhe të mirës për paqe, buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë të të gjithëve, dhe askush nuk duhet të ndjehet i lodhur nga dialogu, dhe askush nuk duhet ta keqpërdorë apo ta mohojë nevojën për të.  

Dodë Gjergji theksoi se rrugëtimi i popullit shqiptar drejtë familjes së popujve të qytetëruar evropian ka qenë tejet i vështirë dhe kjo është fituar me jetë, më mund dhe me gjak.

Dodë Gjergji: Popujt e Evropës të jenë më të drejtë

“Duhet të kemi kujdes, që asnjë ndëshkim i yni, ose padrejtësi që na bëhet nga të tjerët, të mos e rrezikojë bashkëpunimin tonë drejtë të ardhmes së popujve të Evropës dhe rajonit, sepse e dimë si kemi pësuar kur nuk jemi bashkuar. Ftoj edhe popujt e Evropës, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim të ne shqiptarët. Ne nuk na befason padrejtësia, sepse më të jemi mësuar në të kaluarën. Ne sot shpresojmë në drejtësi dhe barazi në mesin e popullit tonë. Mbi të gjitha, popujt e Evropës nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet. Sidomos ftoj popujt që na rrethojnë, që të mos thurin plane për të ardhmen, duke na përjashtuar secilin prej nesh”, tha  Dodë Gjergji.

Festimi i Krishtlindjes do të vazhdojë edhe nesër me mesha që do të mbahen në kishat e Kosovës, ndërsa Dodë Gjergji do të mbajë meshë në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren

Mbahet Mesha solemne e Krishtlindjeve (Drejtpërdrejt)

Po mbahet Mesha solemne e Krishtlindjeve.

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Evropa të ketë më shumë besim te shqiptarët

Ipeshkvia e Kosovës, me rastin e festës së Krishtlindjes, ka organizuar sonte pritje solemne në ambientet e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, prej nga u përçua mesazhi për bashkëpunimit dhe mirësi.

Ipeshkvi Dodë Gjergji u shpreh se veçanti e festave janë mirësia dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, ndërsa pati edhe një porosi për Evropën që të tregohet më e drejtë me shqiptarët.

Dodë Gjergji: Dialogu, parakusht i paqes

“Duke qenë se jemi në një fazë paqeje dhe në një moment kur duhet të vazhdojmë dialogun. Ne nuk duhet të kemi frikë të dialogojmë me njëri-tjetrin në familje, në shoqëri, ndërmjet familjeve, partive, popujve, sepse dialogu është parakusht i paqes, pajtimit dhe të mirës së përbashkët, buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë për të tjerët. Prandaj, askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdor, apo ta mohoj nevojën për të. Ftoj dhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore politike ose ekonomike që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te shqiptarët”, porositi ipeshkvi Dodë Gjergji.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u shpreh se festa të tilla janë një rast i përçimit të mesazhit për dialog, në mënyrë që Kosova të ecën përpara.

Thaçi: Të punojmë më mirë për vendin tonë

“Të urojmë njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin, të mirëkuptojmë njëri-tjetrin, të dialogojmë me njëri-tjetrin për të ecur përpara. Ta duam njëri-tjetrin më tepër që të punojmë dhe më mirë për vendin, shtetin, shoqërinë tonë dhe të tjerët do të na vlerësojnë edhe më tepër më tepër dhe në vlerat tona”, deklaroi presidenti Thaçi.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ftoi të gjithë për të qenë më pranë njëri-tjetrit në festa sikurse këto të fundvitit.

Veseli: Duhet të bëhemi bashkë, kemi bërë shumë sakrifica

“Ne duhet të bëhemi bashkë, nuk kam të shtoj asgjë më shumë se ato çfarë i thatë ju, të jemi më afër me njëri-tjetrin të bashkëpunojmë me shumë me njëri- tjetrin. Dhe këta tjerët që janë miqtë tanë në këtë sallë i uroj për kontributin dhe sakrificën, për shërbimet që bëjnë ndaj vendit tonë, dhe ipeshkvi e tha shumë mire, le ta konsiderojmë të barabartë për arsye se një kohë kemi paguar shumë sakrifica për të mbajtur gjallë dhe krishterizmin, por dhe evropianizmin pikërisht në këto troje”, tha Veseli.

Ndryshe, për nder të kësaj feste, sonte në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës dhe nga ora 24:00 fillon mesha solemne.

Krishtlindja është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes së tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes. 

***

Ipeshkvia e Kosovës, me rastin e festës së Krishtlindjes, ka organizuar pritje solemne në ambientet e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, prej nga u përçua mesazhi i bashkëpunimit dhe mirësisë ndërnjerëzore.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u shpreh se festa të tilla janë një rast i përçimit të mesazhit për dialog, në mënyrë që Kosova të ecën përpara, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ftoi të gjithë për të qenë më pranë njëri-tjetrit në festa sikurse këto të fundvitit.

Ndërsa, ipeshkvi Dodë Gjergji u shpreh se veçanti e festave sikur kjo e Krishtlindjes, janë mirësia dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin.

“Ne nuk duhet të kemi frikë të dialogojmë me njëri-tjetrin, dialogu është parakusht i paqes që buron nga vullneti i mirë dhe askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu”, porositi ai.

Ipeshkvi kishte dhe një kërkesë për BE-në dhe shtetet e rajonit që Kosovën mos ta shohin si pengesë, por si urë bashkëpunuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat