Halil Kastrati: Në vitin 2019-të do ti dhurojmë rreth 400 palë çelësa

Kosova

Halil Kastrati: Në vitin 2019-të do ti dhurojmë rreth 400 palë çelësa

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 20:48
Halil Kastrati

Këtë javë i ftuar në emisionin n’Kosovë Show, është humanisti i madh kosovar Halil Kastrati, i cili është edhe drejtues i Shoqatës Humanitare ”Jetimët e Ballkanit”.

Përveç Kastratit, e ftuara tjetër në emision është këngëtarja Nika, poashtu edhe një studente nga Kosova.

Halil Kastrati, në emision ka folur për shoqatën e tij dhe aktivitetet që ka realizuar këtë vit, duke dhënë lajmin e madh se në vitin tjetër do të bëhen poashtu shumë familje me shtëpi, e do të vazhdoj të iu ndihmojë të varfurëve, duke thënë se do ti dhuroj diku 400 palë çelësa.

Ndërsa studentja, Gresa Statovci, tregoj se si e përfundoj shkollën në Amerikë, derisa atje kishte mundësi punësimi në Qeverinë Amerikane, por erdhi në Kosovë për t’i ndihmuar vendit të saj dhe mbeti pa punë.

Gresa Statovci, është e bija e Prof.Dr.Bedri Statovcit, e cila shkoj për të studiuar në Amerikë, dhe pasi përfundoj studimet pati dëshirë të kthehet në Kosovë për ti ndihmuar vendit të saj, por kur erdhi në Kosovë për të kontribuar ajo mbeti pa punë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat