Anton Quni uron Krishtlindjet: Kam qenë në kishë e xhami, Zoti i dëgjon lutjet kudo!

Kosova

Anton Quni uron Krishtlindjet: Kam qenë në kishë e xhami, Zoti i dëgjon lutjet kudo!

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 23:42
Anton Quni

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka uruar me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Quni ka thënë se ai feston Buzmin, Darkën e Lamës, Krishtlindjen, Pashkët e Bajramin.

Ai ka bërë me dije se të parët e tij besonin në Kronin, Zeusin e Dhemitren, derisa familja e tij beson në Bibël dhe mësimet e Jezu Krishtit.

Quni, poashtu ka treguar se vëllëzërit dhe motrat e tij besojnë në Kuran dhe mësimet e Muhamedit.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Për shumë mote Krishtlindja!

Të parët e mi besonin në Kronin, Zeusin, Dhemitren, etj.

Familja ime beson në Bibël dhe mësimet e Jezu Krishtit.

Vëllezërit dhe motrat e mija besojnë në Kuran dhe mësimet e Muhamedit.

Unë festoj Buzmin, Darkën e Lamës, Krishtlindjen, Pashkët, Bajramin, festoj çdo gjë që ushqen e mëson për paqen, dashurinë, mirësinë dhe mëshirën!

Kam qenë në tempuj të lashtë, kisha, xhami, teqe dhe sinagoge, në të gjitha shtëpitë e Zotit! 

Nuk ka fare rëndësi se në cilën prej tyre lutesh – Ai do t’i dëgjojë ato.

Dhe t’ jeni të bindur se Zoti do të na vlerësoi me dashuri, po aq sa i kemi dhuruar dashuri e paqe njeri tjetrit.

Gezuar!

AQ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat