Shtyhet ngritja e bustit të Skënderbeut në Klinë

Kosova

Shtyhet ngritja e bustit të Skënderbeut në Klinë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 15:29
Klinë

Akademia përkujtimore dhe ngritja e bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, e paraparë për ditën e nesërme, në Klinë, do të shtyhet për një datë tjetër.

Komuna e Klinës dhe Këshilli organizativ i këtij manifestimi, njoftojnë se kjo ka ndodhur për shkak të mosfinalizimit të derdhjes së bustit në bronz nga ana e punëkryerësit.

“Mediat, po ashtu edhe opinioni  i gjerë  do të informohen me kohë rreth caktimit të datës së mbajtjes së këtij aktiviteti. Komuna dhe Këshilli organizativ kërkojnë mirëkuptim  për këtë  shtyrje nga ana e qytetarëve dhe opinionit të gjerë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat