Shkaqet më të shumta të vdekjeve në Kosovë nga sistemi i qarkullimit gjakut

Kosova

Shkaqet më të shumta të vdekjeve në Kosovë nga sistemi i qarkullimit gjakut

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat për “Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë” për vitet 2014/2015.

Sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes në Kosovë në vitin 2014 vdekjet më të shumta janë nga: sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (61.0%); sëmundjeve me tumore (17.4%); sëmundjet me simptoma, shenja dhe rezultate jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu (4.1%), etj.

Ndërsa, në vitin 2015, vdekjet më të shumta janë nga: sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (62.7%); sëmundjet me tumore (14.7%); sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (5.4%), etj.

ASK bën të ditur se rezultatet e shkaqeve të vdekjeve janë përpunuar në mënyrë analitike dhe në tabela standarde  sipas klasifikimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Eurostati.

Përpunimi i informacioneve për Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë krijon mundësi të gjera për analiza mjekësore. Grupimi standard dhe paraqitja në tabela mundëson analiza dhe krahasime me vendet e tjera. Kodimi i sëmundjeve sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve,  revizioni i tretë (KNS – 10), vlerësohet nga OBSH si kodim i fundit me analitikë që aplikojnë sot vendet e zhvilluara.

Për ta realizuar këtë hulumtim të rëndësishëm statistikor, është e domosdoshme që mjekët në  spitale, klinika, qendrat mjekësore, ambulance etj. ta bëjnë përshkrimin e diagnozës në pyetësorin statistikor DEM-2 në pyetjen 23 –Shkaku i vdekjes nga “historia” e pacientit për personat e kuruar në spitale, nga  “kartoni” për personat e kuruar në ambulanca, ose nga ndonjë dokument valid nga i cili qartë shihet diagnoza, për personin e vdekur. 

Nga gjithsej vdekje të raportuara në vitin 2014, 79.4% janë të koduara (me diagnozë), ndërsa 20.6% të pakoduara (pa diagnozë). Në vitin 2015, 81.8% e vdekjeve janë të koduara (me diagnozë), ndërsa 18.2% e vdekjeve janë të pakoduara (pa diagnozë). Pjesëmarrja e vdekjeve të pakoduara është  pasojë e mungesës së diagnozës nga personeli mjekësor, kompetent për konstatimin e vdekjes dhe shkakut të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat