Mot i vranët dhe me ngrica

Kosova

Mot i vranët dhe me ngrica

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 06:49
Ilustrim

Ditëve në vijim mot më stabil, pa të reshura, në mëngjes me ngrica. Temperaturat në rritje.

Ditëve të ardhshme mbi vendin tonë vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë, të ndodhura mbi Europën perëndimore, që parashihet të kushtëzojnë mot më stabil, me vranësira dhe diell. Në orët e mëngjesit do të ketë edhe ngrica.

Sipas parashikimeve, në ditën e fundit të vitit, pritet depërtimi i një fronti të ftohtë mbi rajon, që do të sjellë vranësira, erë, si dhe mundësi për reshje të dobëta bore.

Pas përmirësimi të cilësisë së ajrit ditëve të fundit, nën konditat e një moti më stabil, të dominuar nga shtypja atmosferike e lartë mbi rajon dhe pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, në ditët në vijim pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, ku vlerat e indeksit do të rriten edhe në të pashëndetshme.

28.12 - Mot pjesërisht i vranët, por me intervale me diell. Në mëngjes ngrica.

29.12-30.12 - Në fundjavë në mëngjes ngrica, gjatë ditës mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Të shtunën rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.

31.12 - Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë. Kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi.

Image

Temperaturat gradualisht dot të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në -1C, e maksimalet nga 4C deri në 6C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryj lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat