Shoqata e Pacientëve: E padinjitetshme greva e mjekëve

Kosova

Shoqata e Pacientëve: E padinjitetshme greva e mjekëve

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:49
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë

(E plotësuar) - Shoqata Për të Drejtat e Pacientëve e ka kundërshtuar grevë e mjekëve, dhe kanë kërkuar që kjo grevë të ndërpritet sa më parë.

Sipas tyre problemet në shëndetësinë kosovare i zgjedh rritja e buxhetit.

Drejtori i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra duke e konsideruar sistemin shëndetësor të pa volitshëm u shpreh se ka një nënfinancim të theksuar për këtë sektor.

Kodra e ka konsideruar si të padinjitetshme grevën e mantelbardhëve, dhe kërkesën e tyre për rritje pagash. Madje ai ka shtuar se institucionet mjekësore që kanë hyrë në grevë nuk janë të licencuara fare.

Kodra: Kjo grevë e padinjitetshme

“Në këtë rrethanë kemi një kërkesë për rritje pagash, mendojmë se kjo është një mënyrë më të padinjitetshme e shfaqjes së kërkesës sidomos një shtresë intelektuale siç janë mjekë. Ata duhet të kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, të brengosen për gjendjen shëndetësore të pacientëve, të kërkojnë reforma në sistemin shëndetësor që mundësojnë futjen e mekanizmave të tregut dhe shfaqjen  e vlerave profesionale të tyre. Po ashtu duhet të kërkojnë edhe përmirësimin e performancës dhe matjen e performancës së tyre. Për çudi më të zëshmit janë kirurgët edhe pse ata nuk dallojnë me pagë nga kolegët e tyre, a në realitet ata dallojnë shumë për nga standardi jetësor”, ka deklaruar Kodra.

Sipas Kodrës të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë kanë dështuar të sjellin reformë në sistemin shëndetësor, dhe përveç financimit të ulët ky sektor po ballafaqohet edhe me keq menaxhim.

Tutje ai ka konsideruar se nuk është koha e duhur për këtë grevë prandaj ka kërkuar që ajo të ndërpritet sa më parë.

Drejtori i PRAK-ut po ashtu arbitrare e ka konsideruar edhe mënyrën e grevës dhe sipas tij shërbimet emergjente duhen dhënë patjetër, pasi që nëse kjo nuk ndodh, mjekët bëjnë shkelje penale.

Kodra: Gjithë presion ynë duhet të fokusohet në rritjen e buxhetin

“Gjithë presioni ynë të koncentrohet në rritjen e buxhetit për shëndetësinë, pa rritje të buxhetit në shëndetësi nuk mund të kemi as kualitet të shërbimeve shëndetësore, as paga më të larta për stafin mjekësor, asgjë tjetër. Prandaj kjo është kërkesë e jona si shoqatë e pacientëve...1-’44 mendoj se është zgjedhur mënyra më arbitrare që i dëmton pacientët. Unë e di që ata e kanë armën më të fortë me organizuar grevën dhe mos me dhënë shërbime shëndetësore për pacientë, por konsiderojmë se kjo duhet të jetë pika e fundit ku ne nuk mund të dialogojmë më“, ka shtuar ai.

E anëtari i kësaj shoqate, Lumbardh Bytyqi  ka thënë se duhet të bëhet një planifikim më i mirë dhe të rriten kërkesat për shërbime më cilësore e jo vetëm për paga.

Sipas tij institucionet e Kosovës duhet të implementojnë sa më parë reformën të madhe në sistemin shëndetësor.

Ai ka këshilluar që të ndërrohem metoda e pagesës për mantelbardhët, duke thënë se pagat e pacientëve duhet të llogariten në bazë të detyrave  dhe përgjegjësitë dhe punët që bëjnë.

Bytyqi: Nuk duhet të lejojmë që pacientët të mos marrin shërbime

“Nuk duhet të lejojmë që pacienti mos t’i ketë shërbimet pa marr parasysh se çfarë greve është sidomos atyre emergjente....Do të kishte qenë më mirë që së bashku me sindikatën ne të kishim protestuar dhe të kishim gjetur një formë më të mirë duke mos e vë pacientin në rrezik për mos t’i dhënë shërbimet e tyre mjekësore...06’54 Andaj sindikata duhet të përqendrohet edhe në këto probleme ku të rritet GDP-ja në të ardhmen në përgjithësi në shëndetësi, ku kjo do të kishte bërë që edhe rritjen e pagave, por edhe rritjen e shërbimeve, por edhe rritjen e investimeve që do të ishin bërë në mjekësi. Konsiderojmë fakti se është e pakët të kërkohet vetëm rritja e pagave, është e mangët duhet kërkohen edhe gjëra tjera”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe, më 26 dhjetor kanë mbajtur grevë 48 -orëshe të gjithë doktorët në sistemin publik shëndetësor duke kërkuar rritje pagash dhe zbatim të kontratës kolektive.  Ata nga 3 janari kanë paralajmëruar se do të mbajnë greva pa limit kohor.

***

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë përmes një konference për media kanë kërkuar ndërprerje të grevës së mjekëve si dhe fillimin e një reformë në sistemin shëndetësor.

Besim Kodra, drejtori i kësaj shoqate tha se Kosova ka një sistem shëndetësor jo të volitshëm për qytetarët.

Ai e ka konsideruar të padinjitetshme mënyrën se si është zgjedhur të mbahet greva.

Sipas tij, kërkesa e mjekëve nuk duhet të jetë vetëm ngritja  e pagave porse duhet të kërkojnë edhe mjete e kushte shëndetësore.

"Konsiderojmë se greva duhet të ndërprehet sepse nuk është momenti i duhur pasi që edhe Kuvendi është në pushim, i ftojmë mjekët ta ndërpresin grevën", tha ai.

Tutje ai tha se mosofrimi i ndihmës në rastet emergjente përbën shkelje ligjore.

Kodra tha se qeveritë kanë dështuar të sjellin reforma në sistemin shëndetësor. Anëtari i shoqatës PRAK, Lumbardh Bytyqi tha se rritja e pagave është kërkese e vogël dhe se duhet kërkuar një organizim më i madh.

Megjithatë, ai thotë se nuk duhet të lejojmë që pacientëve të mos u ofrohen shërbime. /B.Ibishi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat