Mërgimtarët rrihen në Podujevë – dy kërkojnë ndihmë mjekësore

Kosova

Mërgimtarët rrihen në Podujevë – dy kërkojnë ndihmë mjekësore

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 00:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur para pak minutash tek rrethi në rrugën e “Xhamisë”. Në këtë rrahje siç mëson media lokale kanë qenë të përfshirë bashkatdhetarët.

Nga përleshja kanë pësuar lëndime dy persona. Lëndimin e tyre për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Emergjenca e Podujevës.

Nga atje kanë thënë se me të lënduarit janë duke u marrë mjekët kujdestarë.

Ndryshe, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat