Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Kosova

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Nesër në Kosovë do të mbahet mot i vranët, ka bërë të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat