Shokuese: Ambasada gjermane ia refuzon vizën luftetarit të UÇK-së që po lufton me vdekjen!

Kosova

Shokuese: Ambasada gjermane ia refuzon vizën luftetarit të UÇK-së që po lufton me vdekjen!

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:11
Avni Hyseni

Ambasada gjermane në Kosovë ia ka refuzuar vizën Avni Hysenit, luftetarit të UÇK-së, i cili për më shumë se 10 ditë gjendet i shtrirë pa vetëdije në QKUK.

Vëllai i tij, Adnani, kishte bërë kërkesë që Avniu të pajiset me vizë dhe të dërgohet urgjentisht në Gjermani për shërim.

“Nuk paska përjetim me të rënd në jetë se kur nje kerkesë për dergim jashtë vendit e qe eshte jetike per jetë a vdekje per ty vlla Avni Hyseni te refuzohet nga Ambasaden Gjermane ne Kosovë vetëm per shkak te burokracisë së tyre. Kjo tregon se kush jemi ne në Kosovë dhe sa e vlefshme eshte jeta e nje personi i cili nga sekondi në sekond lufton me vdekjen”, ka shkruar Adnan Hyseni.

Edhe vetë Adnani ka qenë luftetar i lirisë, ndërsa njihet si humanist i madh.

Ja shkrimi i tij:

Spo muj me besu as sot se qysh Ambasada Gjermane sta dha vizen dje vlla e ti po lufton me jeten ?

Nuk paska perjetim me te rend ne jete se kur nje kerkes per dergim jasht vendit e qe eshte jetike per jet a vdekje per ty vlla Avni Hyseni te refuzohet nga Ambasaden Gjermane ne Kosov vetem per shkak te burokracis se tyre. Kjo tregon se kush jemi ne ne Kosov dhe sa e vlefshme eshte jeta e nje personi i cili nga sekondi ne sekond lufton me vdekjen.

ALLAHU QOFT ME TY VLLAU JEM ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat