Video nga plaçkitja e armatosur në Fushë Kosovë

Kosova

Video nga plaçkitja e armatosur në Fushë Kosovë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 20:47

Një plaçkitje me armë ka ndodhur në një këmbimore në Fushë Kosovë, në orët e mbrëmjes së sotme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjithë veprimet e nevojshme.

“Në ora 17:40 nga linja 192 është njoftua policia se në një këmbimore në Fushë Kosovë ka ndodhur një plaçkitje me armë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, muajve të fundit është rritur numri i vjedhjeve në banka, ku si pasojë e një plaçkitjeje javën që shkoi në Istog mbeti i vrarë polici, Izet Demaj, i cili ishte gjatë detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat