KEDS-i u kërkon bizneseve të investojnë në rrjet që t’u shmangen problemeve – kundërshton Oda Amerikane

Kosova

KEDS-i u kërkon bizneseve të investojnë në rrjet që t’u shmangen problemeve – kundërshton Oda Amerikane

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 23:49
KEDS

Në momentin që qeveria po kërkon nga prodhuesit vendorë ta shfrytëzojnë maksimalisht masën mbrojtëse 100 përqind ndaj mallrave serbe, të njëjtit po përballen me mungesë të madhe të energjisë elektrike.

Drejtori i kompanisë për prodhimin e lëngjeve, Bashkim Osmani, tregon se përveç ndalesave nën arsyetimin se po bëhen riparime, energjia po ndalet edhe pa paralajmërim.

Osmani thotë se kur ndalet energjia, e tërë lënda e parë që është në proces të prodhimit dëmtohet.

Ai ka treguar KEDS-i vazhdimisht po arsyetohet se rrjeti i sistemit të lartë të energjisë është i dobët. Atij dhe 13 bizneseve të tjera, KEDS-i u ka kërkuar që të bëjnë vetë investime.

Kohavision ka provuar të marrë një përgjigje nga KEDS-i për këtë po nuk janë deklaruar.

Arian Zeka nga Oda Amerikane e Kosovës, ka thënë se rastet kur u kërkohet bizneseve të investojnë vetë në rrjet nuk janë të rralla.

Zeka ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet të vë rregull që investimet e bëra nga bizneset të mbeten në pronësi të bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat