Gjendet shtetasi gjerman i cili kishte humbur në malet e Sharrit - Bota Sot
Gjendet shtetasi gjerman i cili kishte humbur në malet e Sharrit

Kosova

Gjendet shtetasi gjerman i cili kishte humbur në malet e Sharrit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 09:32
Ekipi i kërkim shpëtimit të Klubit Alpin Dardania

(E plotesuar) -Gjatë ditës së djeshme ka humbur një person me nënshtetësi gjermane në malet e Sharrit.

Klubi Alpin ‘Dardania’, njoftoi se ekipi i tyre me ndihmën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë kërkuar për të humburin.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Agim Gashi ka thënë sot për lajmi.net se shtetasi gjerman është gjetur mbrëmë.

“Pas kërkimeve ai është gjetur mbrëmë, gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai tani po qëndron në hotel në Brezovicë”, ka thënë Gashi

***

Gjatë ditës së djeshme në Malet e Sharrit ka humbur një person, i njëjti mësohet që është shtetas i Gjermanisë.

Kjo është bërë e ditur nga Klubi Alpin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.

“Ekipi i kerkim shpetimit te Klubit Alpin Dardania merr pjese ne aksionin per gjetjen e shtetasit Gjerman i cili u humb ne Malet e Sharrit ne diten e sotme.

Urojme qe raste te tilla te kete sa me pak!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lidhur me rastin, media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë thënë se nuk kanë një informacion të tillë. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...