KEDS thotë se po ofron furnizim pa ndërprerje, apelon për kursim të rrymës

Kosova

KEDS thotë se po ofron furnizim pa ndërprerje, apelon për kursim të rrymës

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

KEDS/KESCO përmes një komunikate për media njofton se është duke ofruar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.

Kërkesa është më e larta e shënuara ndonjëherë duke thyer rekorde çdo ditë, por kompania është duke e importuar tërë sasinë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor.

Megjithatë, KEDS thotë se në këtë situatë, që të lehtësohet mbarëvajtja e furnizimit, apelojmë tek konsumatorët që të kenë kujdes dhe të kursejnë aty ku kanë mundësi, sidomos në zonat e mbinngarkuara. Evitimi i ngrohjes me energji elektrike nëse ka mundësi të formave alternative është i mirëseardhur. Kjo, pasi në zona të caktuara po shkaktohet tejnxehje e aseteve, deri në skuqjen e trafove dhe telave, që e bën intervenimin të domosdoshëm.

“Të njëjtën kohë, KEDS ka 300 punëtorë të mobilizuar në terren, për ta sanuar në kohën më të shkurtër çdo defekt eventual.  KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvendësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat