Vetëm mbrëmë në Kosovë tri grabitje me armë dhe një tjetër në tentativë

Kosova

Vetëm mbrëmë në Kosovë tri grabitje me armë dhe një tjetër në tentativë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri grabitje në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa një tjetër grabitje ka mbetur në tentativë.

Policia e Kosovës njofton se ditën e djeshme në orët e mbrëmjes se  dy punëtore-arkëtare në një market, në rrugën ‘Isa Kastrati” në Prishtinë, kanë  njoftuar se pesë  persona të dyshuar e të maskuar (katër të armatosur me thika, kurse një me armë-revole) nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit, shuma nuk dihet dhe janë larguar në këmbë në drejtim të pa njohur ndërsa viktimat si pasoj eë shqetësimit kanë marrë tretman mjekësor.

Rasti i dytë ka ndodhur  po mbrëmë në rrugën ”Dardania” në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar e të maskuar, të armatosur me armë të shkurta, nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit, dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku një , punëtor-kamerier në një fast food, ka njoftuar se derisa po kthehej nga puna në shtëpi, një person i dyshuar dhe i pa njohur në kokë mbante një kapelë dhe një shall mbështjell për fytyrë  e kishte sulmuar duke e futur në një rrugë të pa ndriçuar me ç’rast kishte arritur ti grabis  para të gatshme të pazarit ditor, dhe të largohet në këmbë në drejtim të pa njohur.

E një tentim grabitje ka ndodhur në Rahovec, ku sipas dy punëtorëve të sigurimit në objektin  e një marketi, katër persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armëve të gjata, kanë depërtuar brenda me forcë përmes dyerve kryesore të marketit por nuk kanë arrit të kryejnë grabitjen.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur  me një automjet me tabela huaja. Nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat