Një grua e vdekur dhe shtatë persona të lënduar në aksidentin në Podujevë

Kosova

Një grua e vdekur dhe shtatë persona të lënduar në aksidentin në Podujevë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:18
Aksident i tmerrshëm në Penuh, dyshohet për viktima

(E plotësuar) - Sot në fshatin Penuhë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tetë automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, një grua ka ndërruar jetë

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, ku tri vetura janë aksidentuar në mes vete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona ndërkaq një prej tyre nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuhë të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njëri nga të lënduarit (femër) nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti

Ndërkohë personat tjerë që kanë pësuar lëndime janë dërguar për tretman mjekësor.

***

Të paktën 8 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë 3 vetura.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Penuh.

Nga informacionet e paratë lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa ende nuk dihet shkalla e lëndimeve.

Theksohet se dëmet materiale janë katastrofale. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit.

***

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas pak çastesh në fshatin Penuh, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Dëshmitarët kanë dërguar pamje të rënda nga vendi i aksidentit ku shihen dy vetura të aksidentuara rëndë.

Sipas dëshmitarëve në këtë aksident dyshohet se ka edhe viktima.

Image

Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë Policia e Kosovës ndërsa po pritet që edhe zjarrfikësit ti përgjigjen rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat