122 persona humbën jetën në aksidente këtë vit

Kosova

122 persona humbën jetën në aksidente këtë vit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 17:23
Ilustrim

Gjatë këtij viti që po lemë pas, në Kosovë kanë humbur jetën 122 persona në aksidente trafiku.

Në vitin 2018 në Kosovë kanë ndodhur  rreth 15 mijë aksidente.

Në bazë të të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, nga tërë këto aksidente kanë humbur jetën 122 persona.

Duke e krahasuar numrin e vdekjeve në aksident me vitin 2017, gjatë vitit 2018 kanë qenë tre raste më shumë, pra në vitin 2017 nga aksidentet në trafik kishin humbur jetën gjithsej 119 persona.

Ndërkaq, numri i aksidenteve me persona të lënduar dhe pa persona të lënduar arrin në 15 mijë  aksidente.

Prej tyre rreth 6 mijë aksidente me të lënduar , ndërsa, mbi 9 mijë vetëm me dëme materiale

Përderisa janë shqiptuar rreth 400 mijë tiketa trafiku për shoferët që kanë bërë kundërvajtje në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat