Hani i Elezit bëhet me Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve

Kosova

Hani i Elezit bëhet me Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 18:17
Hani i Elezit bëhet me Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra dhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma sot përuruan Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në këtë komunë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunës së Hanit të Elezit, edhe zyrtarisht banorëve të Komunës së Hanit të Elezit do t’iu ofrohet edhe shërbimi në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisjen me Dokumente në Komunën e Hanit të Elezit.

Me këtë qendër, banorëve të komunës iu ofrohet edhe një shërbim shumë i nevojshëm për të kompletuar gamën e shërbimeve të nevojshme për banorët.

Me këtë rast u dorëzuan edhe tabelat e para të automjeteve për banorët e Komunës së Hanit të Elezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat