Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Kosova

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 23:35
Avni Hyseni

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë humanisti Halil Kastrati, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së tij.

“Nga Mekka e Bekuar lutemi per ty vella Avni. Allahu xhennetin ta dhashte. Ngushllime familjes e Zoti Sabrin ju shtofte”, ka shkruar Kastrati.

Avni Hysenin i cili dikur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vëllai i tij Adnani ka qit në shitje gjithë pasurinë për ta shëruar Avninë.

Ai kishte qenë në kujdes intensiv për javë të tëra.

Ndihmë atij i kishte premtuar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili kishte qenë epror i tij gjatë luftës./PERISKOPI  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat