Fëmija i parë për vitin 2019 në Kosovë është vajzë

Kosova

Fëmija i parë për vitin 2019 në Kosovë është vajzë

Më: 1 janar 2019 Në ora: 07:13
Ilustrim

Fëmija i parë në Kosovë për vitin 2019 është vajzë.

Këtë e ka konfirmuar Gjinekologu kujdestar në Sallën e Lindjes në Klinikë e Gjinekologjisë në QKUK, doktor Naser Berisha, ku informon se foshnja ka lindur në orën 00:36.

“Foshnja është e gjinisë femër,  lindja është ka ndodhur pas mesnatës, në orën 00:36 minuta me lindje operative, ndërsa pacientja është Miranda Bajrami”, tha Berisha.

Kurse në lidhje me shëndetin e foshnjës, ai theksoi se ajo është në gjendje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat