2019-ta nis me 5 të lënduar nga mjetet piroteknike

Kosova

2019-ta nis me 5 të lënduar nga mjetet piroteknike

Më: 1 janar 2019 Në ora: 13:29
Skender Fetahu

Në 8 orëshin e parë të këtij viti, Klinika Emergjente në Prishtinë ka trajtuar gjithsej 65 raste.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Skender Fetahu ka bërë të ditur se prej tyre, 5 ishin aksidente trafiku dhe 5 të tjera lëndime nga mjetet piroteknike.

Fetahu: 5 të lënduar nga mjetet piroteknike

"Prej orës 00:00, në Qendrën Emergjente janë trajtuar gjithsej 65 raste, ku prej tyre kanë qenë 5 aksidente trafiku dhe 5 persona kanë pasur lëndime nga mjetet piroteknike", tha ai.

Ai tregon se këtë vit nuk ka pasur të lënduar rëndë.

Fetahu: Nuk ka pasur të lënduar rëndë

"Për fat të mirë kësaj radhe nuk kemi pasur raste mjaft të rënda, do të thotë zakonisht lëndimet kanë qenë nëpër fytyrë dhe duarve. Do të thotë raste të rënda me armë zjarri nuk kemi pasur", ka thënë ai.

Krahasuar me vitet e kaluara, Fetahu thotë se numri i të lënduarve në natën e ndërrimit të moteve ka shënuar rënie.

Fetahu: Rënie drastike e rasteve këtë vit

"Në krahasim me vitin 2016 kur kam qenë edhe vet kujdestar, kemi një rënie drastike të numrit të rasteve në këtë vit", është shprehur ai.

Rrjedhimisht, këto shifra flasin për një vetëdijesim të popullatës në përdorimin e mjeteve piroteknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat