Gjatë festimeve mbrëmë me armë zjarri, plumbi qorr godet veturën në Deçan

Kosova

Gjatë festimeve mbrëmë me armë zjarri, plumbi qorr godet veturën në Deçan

Më: 1 janar 2019 Në ora: 13:31
Gjatë festimeve mbrëmë me armë zjarri, plumbi qorr godet veturën në Deçan

Jo rrallë, nga plumbat "qorr" kanë humbur jetë qytetar të Deçanit. Këtë radhe, nga gjuajtjet e pa kontrolluara për festën e ndërrimit të motmoteve, ka pësuar makina e familjes Alaj, nga Dranoci, përkatësisht e mësimdhenësit Petrit Alaj.

"Fatbardhësisht nuk më ka pësuar ndonjë anëtar i familjes", na thotë Petriti, për të cilin janë të palogjikshme dhe të rrezikshme gjuajtjet e tilla. "Urojmë që ky ndërrim vitesh, mos të jetë me pasoja me të rënda, se dëmtimi i makinës sime, ngase e kaluara ishte edhe me raste të humbjes së jetës", është shprehur Petrit Alaj, të cilit i nevojitet një kosto e mirë për riparim të makinës së dëmtuar, e që fatbardhësisht nuk i ka pësuar ndokush nga anëtarët e familjes. Alaj, për rastin e ndodhur ka njoftuar edhe policinë e Kosovës të Stacionit në Deçan./Botasot

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat