Në organizim të bashkëluftëtarëve, të premten, më 4 janar 2019, në 16-të vjetorin e vrasjes, në fshatin Strellc të Deçanit, organizohen homazhe për nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj dhe Hasan Zemaj e Enis Zemaj.
Homazhet mbahen duke filluar nga ora 12:00, tek varri i heroit në Strellc të Epërm.