Temperaturat shkojnë në minus, kështu do të jetë moti sot - Bota Sot
Temperaturat shkojnë në minus, kështu do të jetë moti sot

Kosova

Temperaturat shkojnë në minus, kështu do të jetë moti sot

Më: 3 janar 2019 Në ora: 07:04
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende–vende me reshje bore, ndërsa minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius. Kjo gjendje synoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës. Shtypja atmosferike ka shënuar rënje të lehta. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-13 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...