Mos u nisni për Brezovicë, gjendja s’është aspak e mirë atje

Kosova

Mos u nisni për Brezovicë, gjendja s’është aspak e mirë atje

Më: 3 janar 2019 Në ora: 13:26
Brezovicë

Reshjet e borës në Brezovicë kanë bërë që shumë vetura që gjenden atje të mbesin të bllokuara.

Një grup i njerëzve që bredhin vendeve turistike në Kosovës, i quajtur “Kosovo Outdoor GURU”, ka publikuar fotografi në Facebook nga Brezovica.

Sipas fotove, temperaturat e ulëta, rënia e borës e era e fuqishme kanë ndryshuar që prej dje.

Megjithatë, sipas njoftimit, janë duke u bërë përpjekje që bora të largohet dhe të nis qarkullimi normal.

“MOS U NISNI!!! Prej vikendicave rruga eshte e bllokuar. Veturat ne parking kane mbetur te bllokuara gjithashtu. Bllokim total. Mos u nisni!!!  Ju lajmerojme nderkohe nese pastrohet rruga”, thuhet në mbishkrimin e fotove të publikuara. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat