Në këtë zonë të Kosovës nuk pati asnjë vrasje gjatë vitit 2018

Kosova

Në këtë zonë të Kosovës nuk pati asnjë vrasje gjatë vitit 2018

Më: 3 janar 2019 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Bazuar në vlerësimet analitike të bëra në raportet periodike përgjatë viti 2018, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, viti 2018 shënon rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve tjera penale.

Rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm.

Ndërsa në fushën e veprave penale gjatë vitit 2018, nuk është shënuar asnjë rast i ‘vrasjes’ në zonën e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme Policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale.

Drejtoria Rajonale në Mitrovicë, shfrytëzon rastin të i falënderon gjithë qytetaret për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërgjegjësim, gjë që ka reflektuar që gjatë vitit 2018 të mos kemi asnjë vrasje. Një bashkëpunim i tillë do të mbetet udhëtim i përbashkët edhe në ardhmen me qytetarët.

Drejtoria Rajonale e Policisë –Mitrovicë mbetet e përkushtuar me angazhimet e përditshme në fushën e parandalimit dhe reagimit në ofrim të sigurisë dhe qetësisë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat