Wieland viziton Komunën e Drenasit dhe Feronikel-in

Kosova

Wieland viziton Komunën e Drenasit dhe Feronikel-in

Më: 3 janar 2019 Në ora: 18:24
Pamje nga vizita

Zvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, sot në kuadër të disa aktiviteteve që i ka pasur në Drenicë, ka vizituar fabrikën Feronikel dhe Komunën e Drenasit, ku është pritur nga kryetari Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor.

Takimet kanë zgjatur rreth dy orë, por nuk pati deklarata për media.

Wieland është takuar edhe me asamleistë të Drenasit.

Gjatë ditës fillimisht zëvendëspresidenti Wieland është ndalur për vizitë në xhaminë e fshatit Zabel i Ulët, i cili u prit nga imami Valon Bequku dhe nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci. Imami i xhamisë Bequku i cili është edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, e ka njoftuar Wieland për tolerancën ndër fetare në këtë fshat dhe në Drenas.

Pas kësaj vizite, Wieland së bashku me kryetarin Lladrovici dhe kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat