Lladrovci mbledhë miqtë e jaranat, kështu feston ditëlindjen e tij

Kosova

Lladrovci mbledhë miqtë e jaranat, kështu feston ditëlindjen e tij

Më: 3 janar 2019 Në ora: 23:18
Lladrovci mbledhë miqtë e jaranat, kështu feston ditëlindjen e tij

Për kryetarin e Komunës së Drenasit sot ka qenë një ditë plotë me angazhime.

Sot gjatë ditës ka pritur mysafirë të veçantë, si zëvëndës Presidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland.

Pas kësaj ia ka mbledhur mysafirët për darkë, si bashkëpunëtorë e miqë të shumtë të tij.

Por, për Lladrovcin nuk ishte një datë e zakonshme, ai sot festoi ditëlindjen e radhës.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Z. Wieland, duke qenë mysafir i komunës tonë, e kam ftuar edhe në darkë së bashku me bashkëpunëtorë. Ishte një darkë familjare e miqësore, po ashtu me të ftuar të mi për mysafirin e çmuar nga Baden Wyrtemberg.

Kjo darkë ishte rast të falenderoj për vizitën, mikun tim, Ëieland dhe qëndrimin e tij të parë në Gllanasellë.

Në darkë, u zbulua “sekreti”, unë e kisha edhe ditëlindjen, gjë të cilën nuk doja ta zbuloja. Por, miqtë si miqtë, darkën e shndërruan edhe në festë të ditëlindjes sime.

Përpos mikut Ëieland me bashkëpunëtorë, të pranishëm ishin edhe Hajredin Kuçi, Arban Abrashi, Fatmir Xhelili, Xhafer Gashi, Besnik Tahiri, Xhafer Tahiri, Labinot Halilaj, Bedri Peci, Gani Syla, Bedri Nika, Skënder Berisha, Imer Lladrovci dhe miq të tjerë.

Kjo ishte një festë dhe ditëlindje ime e veçantë. Festën si kjo, nuk e prisja. E jashtëzakonshme. Faleminderit për urimet dhe praninë e të gjithë miqve, nga Z. Ëieland me bashkëpunëtorë dhe miqtë e mi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat