Punëtorët nëpër institucionet qeveritare lidhin pushimin për Vitin e Ri

Kosova

Punëtorët nëpër institucionet qeveritare lidhin pushimin për Vitin e Ri

Më: 3 janar 2019 Në ora: 23:38
Qeveria e Kosovës

Fundi vitit 2018 ka bërë që shumë punëtorë të Institucioneve publike të lidhin pushimet e Vitit të Ri me ato vjetore, kështu Institucionet qeveritare kanë nisur vitin 2019 nga shtëpia, duke mos u paraqiture fare në vendet e tyre të punës.

Ndonëse qytetarët kanë kërkuar shërbime pas datës 2 janar nëpër disa Institucione publike, sidomos në ato qeveritare, një gjë e tillë nuk ju është ofruar pasi shumë punëtorë të Institucioneve po vazhdojnë pushimet e tyre.

Gjatë ditës së enjtje e cila është ditë pune, lëvizje të pakta janë vërejtur nëpër institucionet qeveritare.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar  duke biseduar me disa punëtorë, të cilët prapa kamerës kanë thënë se brenda objekteve institucionale ka shumë pak punëtorë të pranishëm.

Sipas tyre, shumë nga ta që munguan, i kanë lidhur këto dy ditët e festës me pushimet vjetore.

Në vendin e tij të punës nuk ka dalë as Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, i cili i ka lidhur ditët e pushimit dhe nuk do të dalë në punë këto dy ditët e ardhshme.

Veç dy ditëve të pushimit për Vitin e Ri edhe të hënën e ardhshme do të jetë ditë pushimi, shkaku i festës së krishtlindjes ortodokse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat