Kryesisht ftohtë, mundësi për reshje bore

Kosova

Kryesisht ftohtë, mundësi për reshje bore

Më: 4 janar 2019 Në ora: 08:25
Ilustrim

Në ditët e ardhshme acar, me erë dhe ditë të akullta. Kohë pas kohe reshje të dobëta bore.

Nga veriu i kontinentit në drejtim të rajonit tonë po vijnë masa të ftohta arktike, që në ditët e ardhshme do të sjellin mot me acar dhe erë, e kohë pas kohe priten edhe reshje bore, por të intenzitetit të dobët.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel, sërish masa të ftohta ajrore, nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë mbi rajon duke vazhduar të kushtëzojnë mot me acar dhe reshje bore.

Nën kushtet meteorologjike që parashihet të mbizotërojnë në ditët e ardhshme, megjithëse me acar, do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikoj në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ndërsa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të zbresin edhe në vlera të mira dhe normale.

4.01 - Ftohtë. Kryesisht vranët. Kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta bore.

5.01-6.01 - Të shtunën mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Ditën e dielë mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohë pas kohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës vende-vende do të përzien edhe me shi.

7.01 - Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga -3C deri në -8C, ndërsa maksimalet do të zbresin nën 0C, dhe do të luhaten nga -4C deri në -1C, e ditën e diel pritet të rriten në +2C.

Të enjten dhe të premten pritet të fryj erë më e fuqishme nga veriu-verilindja 4-13m/s.

Image

Sipas Prishtina Weather, shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por më pas do të rritet dhe do të mbetet mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat