Përplasje mes mërgimtarëve në Merdare

Kosova

Përplasje mes mërgimtarëve në Merdare

Më: 4 janar 2019 Në ora: 16:21

Pritjet deri në tetë orë në pikën kufitare Merdarë si duket ka irrituar bashkatdhetarët të cilët në numër të madh janë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë.

Disa mërgimtarë në pikë kufitare edhe janë përplasur mes veti.

Në disa pamje, shihen se si mërgimtarët kanë dalë nga veturat e tyre dhe po debatojnë ashpër mes veti.

Derisa edhe Policia është në vend të ngjarjes.

Në këtë vendkalim kufitar, ata po presin deri në tetë orë në kolonë për shkak të fluksit të madh të veturave që janë duke u kthyer nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat