SBASHK'u paralajmëron grevë të përgjithshme në arsim nga 14 janari

Kosova

SBASHK'u paralajmëron grevë të përgjithshme në arsim nga 14 janari

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Me të nisur viti 2019, Qeveria Haradinaj po përballet me ‘kërcënimet’ për greva të sindikatave.

Sektori i arsimit, ka paralajmëruar se nëse nuk rritet koeficenti për mësimdhënësit në projektligjin për pagat, atëherë që nga 14 janari do të hynë në grevë të përgjithshme.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha sot për lajmi.net se pavarësisht paralajmërimeve të kësaj sindikate, askush nga institucionet nuk ka kontaktuar me ta.

“Deri në këtë moment askush nuk na ka kontaktuar.  Ne i kemi dërguar letër minsitrit Bytyqi, dhe nëse nuk ndërmirret asgjë, më 14 janar ne do të hymë në grevë të përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.

Në grevë gjatë ditës së djeshme kanë hyrë edhe punëtoret e Trepçës, ndërkohë që është paralajmëruar se e njëjta do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, megjithëse u arrit një pajtueshmëri mes sindikalistëve dhe ministrisë së Shëndetësisë, kirurgët po vazhdojnë grevën e tyre.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë paralajmërime të sindikatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat