Hapet rruga për në Brezovicë

Kosova

Hapet rruga për në Brezovicë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:11
Brezovicë

Si pasojë e reshjeve të shumta të borës, rruga për në Brezovicë është bllokuar tash e dy ditë. Por, kjo rrugë tashme ka nisur të pastrohet.

Rruga që të çon në kompleksin turistike Brezovivca ka filluar të hapët. 

Gjatë ditës se djeshme është raportuar se rruga për Brezovicë ishte bllokuar komplet.

Organizata ‘’Kosovo Outdoor Guru’’, e cila merret me turizëm malor, në një postim në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se rruga për në Brezovicë është e bllokuar.

‘’MOS U NISNI!!! Prej vikendicave rruga është e bllokuar. Veturat në parking kanë mbetur të bllokuara gjithashtu. Bllokim total. Mos u nisni!!! Ju lajmërojmë ndërkohë nëse pastrohet rruga’’, thuhet në shkrimin e tyre, të shoqëruar me disa foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat