Një ditë pasi i dorëzoi pasaportat, Labi shkon në këtë vend

Kosova

Një ditë pasi i dorëzoi pasaportat, Labi shkon në këtë vend

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:40
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ashtu siç kishte premtuar, dje ka dorëzuar pasaportat e tij, pasi nuk u bë liberalizmi i vizave në vitin 2018.

Labinot Tahiri kishte publikuar video-live në llogarinë e tij në Facebook nga momenti i dorëzimit të pasaportave diplomatike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Një ditë pas këtij veprimi, Labi bashkë me djalin shkoi në një prej vendeve turistike që ka vendi ynë.

“Pak kohë edhe për njerëzit e shpies”, ka shkruar ai mbi njërën prej fotografive.

Kujtojmë që dorëzimin e pasaportës bashkë me viza, Labi e bëri në shenjë të solidarizimit me qytetarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat