Kosova me plot armë pa leje, pak interesim për t’i legalizuar

Kosova

Kosova me plot armë pa leje, pak interesim për t’i legalizuar

Më: 6 janar 2019 Në ora: 00:16

Derisa numri i grabitjeve me armë është shtuar, në vend tashmë ka një muaj që ëhstë në fuqi afati i legaliziit të armëve.

Por, deri më tani nuk ëhstë regjistruar numër i madh i kërkesave.

Aktualisht 250 mijë armë janë në duart e kosovarëve, por brenda një muaji vetëm dhjetëra prej tyre u paraqitën për legalizim.

E arsye për numrin e vogël të kërkesave për legalizim po duket të jetë edhe çmimi i lartë i procedurës.

Kodi penal parasheh gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose dënim me burgim deri në 5 vjet për armëmbajtje pa leje.

Dënim 2 deri në 10 vjet burgim, parashihet edhe për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve dhe më shumë se 400 fishekëve.Fushata e legalizimit ka filluar në muajin dhjetor dhe do të zgjasë 6 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat