Në Pozharan u zbulua busti i atdhetarit dhe humanistit Rexhep Ostërgllava i njohur si Rexhë Gërba

Kosova

Në Pozharan u zbulua busti i atdhetarit dhe humanistit Rexhep Ostërgllava i njohur si Rexhë Gërba

Nga: Aziz Zuka Më: 6 janar 2019 Në ora: 16:22
Ceremonia e zbulimit të bustit të dëshmorit Rexhep Ostërgllava – Rexhë Gërba në Pozharan

Në Pozharan në Lagjen e Muhaxherve sot  në një ceremoni të organizuar nga familja Ostërgllava  në prani të një numri të madhë të qytetrave  në shenjë të përkujtimit të 74- vjetorit të  vrasjës nga dora serbo-qetnike u zbulua busti i dëshmorit  veprimtarit dhe humanistit  të njohur të kësaj ane , Rexhë Ostërgllava - i njohur në popull si  Rexhë Gërba i vrarë  nga serbo-qetniket   në janar të vitit 1945  atëhërë kur tashmë kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore .

Duke folur rreth një biografije të shkutër të këtij atdhetari dhe humanisti, njëri nga nipat e tij,  Bujar Ostërgllava, tha se kjo ditë kur po e vendosim në bronz figurën dhe personalitetin e gjyshit tonë, shënon kujtimin për dëshmorin dhe se busti që do ta zbulojmë  sot do të jetë një udhërrëfyes për brezat e rinj  se mbrojta e atdheut është një mision i secilit.

Duke folur tutje në emër të familjes për gjyshin e tij Bujar Ostergllava, tha se duke perjetsuar kujtimin për atdhetarin  dhe humanistin –gjyshin tonë kujtojm kohen e rilindjed kombetare shqiptare por edhe një pjesë të epokës otomane  kur ka jetuar dhe ka punuar gjyshi ynë Rexhë Ostërglllava i cili ishte i njohur pos si atdhetar edhe si humanist i njohur.

Image
Ceremonia e zbulimit të bustit të dëshmorit Rexhep Ostërgllava – Rexhë Gërba në Pozharan

Rexhë Ostërgllava ishte njëri nga shumë viktimat e masakrës së njohur  ndaj banorve të Pozharanit që  kishin bërë serbo –qetnikët , duke filluar në rrahjën, maltretimin  e shumë qytetarëve të Pozharanit në Xhaminë e këtij lokaliteti, ku me dru u mbytën 4 pozharanas e për të vazhduar edhe në Burgun e Gjilanit, ku u dërguan  shumë qyterarë të Pozharanit e në mesin e viktimave ishte edhe atdhetari  dhe humanisti Rexhë Ostërgllava i njohur si Rexhë Gërba.

Në këtë ceremonni të zbulimit të bustit të këtij dëshmori u tha se duke përkujtuar personalitetin e tij ne përkujtojmë edhe shumë viktima dhe emra të njohur të këtij lokaliteti të cilët kurr dhe asnjëherë nuk iu përkulën okupatorve.

Rexhep Ostërgllava, ishte nje aktivist i shquar i qështjes kombetare. Ai nuk ndalej nga veprimtaria e tij atdhetare bashkë me shum patriot të kohës por edhe duke ndihmuar finaciarisht Lëvizjen për çlirim dhe bashkim të shqiptarëve. Shtëpia e tij në Pozheran ishte shëndrruar bazë e sigurt për patriotët e kohës të cilët aty gjenin besnikërine, ndihmën por edhe përkrahjen e Agës Rexh” – tha Bujar Ostergllava, nip i Rexhep Ostergllaves.

“Veprimtaria e tij atdhetare u kishte rënë në sy qetnikëve serb të cilët e arrestojn dhe e vrasin bashkë me mijëra shqiptar të tjerë në masakrën e e njohur të Gjilanit”- tha Ostergllava.

Image
Ceremonia e zbulimit të bustit të dëshmorit Rexhep Ostërgllava – Rexhë Gërba në Pozharan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat